minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Historia pas një prej fotove më dramatike të luftës në Kosovë - Struga.info


Historia pas një prej fotove më dramatike të luftës në Kosovë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Historia pas një prej fotove më dramatike të luftës në Kosovë

Fotografia e një burri nga qyteti i Mitrovicës që tregon fotografitë e dy fëmijëve të tij që mendonte se ishin vrarë nga serbët, është njëra nga pamjet më të njohura dhe më dramatike të luftës në Kosovë. Këtë fotografi e ka realizuar fotografi amerikan Peter Turnley.

Ai është një fotograf i njohur amerikan, i cili realizoi shumë prej fotografive të rëndësishme të pamjeve nga lufta në Kosovë. Por fotoja më lart preku zemrat e shumë njerëzve.

Një pikëllim i tillë duket ka lënë gjurmë të thella edhe mbi autorin e fotos, të cilin dëshpërimi i këtij babai e ka përndjekur për një kohë të gjatë.

“Mustafai më kishte thënë se këta ishin fëmijët e tij, dhe ndoshta ia kishin vrarë në luftë serbët”, kishte komentuar fotogrfi ngjarjen.

Advertisement

Në një artikull të ‘Newsweek’, Turnley tregoi se i ishte afruar Mustafait, pasi i kishte rënë në sy si një burrë i madh dhe i fortë, por që fshihte brenda vetes shumë pikëllim.

“Ai duke qarë nxori kuletën dhe më tregoi dy fotografi të vogla të një djaloshi dhe një vajze të mrekullueshme”, ka qenë komenti i fotografit.

Mustafa Xaja është personazhi kryesor i kësaj fotografie. Kjo megjithatë, ishte një histori me fund të lumtur. Pas kthimit në Kosovë, ai pa se familja e tij ishte gjallë dhe e sigurt. Përpara dy dekadash, kjo foto qëndroi në kopertinën e ‘Newsweek International’ dhe vazhdon të mbetet po aq e fuqishme akoma edhe sot.

Foto te tjera te Peter Turnley ne Kosove:

Advertisement

Historia pas një prej fotove më dramatike të luftës në KosovëMustafa Xaja - KultPlusMoments of the Human Condition — Peter Turnley<img src="https://i.pinimg.com/originals/b2/87/c0/b287c0761166935e6058ff80d0c00ea3.jpg" alt='Kosovar-Albanian refugees. Kosovo War, 1999.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy