Lufta në Afganistan/ 9 datat që bënë historinë e konfliktit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me fluturimin e avionit të fundit amerikan që largohej nga Afganistani, i erdhi fundi luftës më të gjatë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Më poshtë janë disa nga datat kulmore të kësaj lufte.

11 shtator 2001: U goditën kullat binjake në Nju Jork.

7 tetor 2001: Një koalicion i udhëhequr nga SHBA bombardoi objektet e talebanëve dhe al-Kaedës në Afganistan. Goditjet synuan Kabulin, Kandaharin dhe Jalalabadin. Talebanët, të cilët kishin marrë pushtetin pas një okupimi 10-vjeçar të sovjetikëve që u pasua nga një luftë civile, refuzuan të dorëzojnë udhëheqësin e al-Kaedës, Osama Bin Laden.

Advertisement

13 nëntor 2001: “Aleanca Veriore”, një grup rebelësh anti-talebanë të mbështetur nga forcat e koalicionit të NATO-s morën Kabulin.

7 shkurt 2009: Presidenti amerikan Barack Obama miratoi një rritje të madhe të numrit të trupave të dërguar në Afganistan. Në kulmin e tyre, ata numëruan rreth 140 mijë ushtarë.

28 dhjetor 2014: NATO përfundoi operacionet e saj luftarake në Afganistan. Edhe SHBA tërhoqi mijëra trupa. Shumica e atyre që mbeten u fokusuan në trajnimin dhe mbështetjen e forcave afgane të sigurisë.

29 shkurt 2020: SHBA dhe talebanët nënshkruan në Doha të Katarit një “marrëveshje për të sjellë paqe” në Afganistan. Aleatët e Shteteve të Bashkuara dhe NATO -s ranë dakord të tërheqin të gjithë trupat brenda 14 muajve nëse militantët mbështesin marrëveshjen.

Advertisement

13 prill 2021: Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi se të gjitha trupat amerikane do të largohen nga Afganistani deri më 11 shtator të këtij viti.

16 gusht 2021: Në pak më shumë se një muaj, talebanët pushtuan Afganistanin, duke marrë kontrollin e qyteteve në të gjithë vendin, përfshirë edhe Kabulin. Forcat afgane të sigurisë u rrëzuan përballë avancimit të talebanëve.

31 gusht 2021: SHBA përfundon tërheqjen e saj nga Afganistani. /LAPSI.al

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy