Që prej datës 14 nëntor që shënjon dhe fillimin e punimeve për unifikimin e alfabetit të gjuhës shqipe, në Manastirin kanë nisur një sërë aktivitetesh.
Organizimet do të kulmojnë më 22 nëntor, data e cila për shqiptarët e Maqedonisë është feste zyrtare.
I pranishëm gjatë kësaj të marte në Manastir ishte edhe presidenti Bajram Begaj. Kreu i Shtetit bëri thirrje për ruajtjen e gjuhës.
BAJRAM BEGAJ
PRESIDENT I SHQIPËRISË
Advertisement“Çdo komb ka në historinë e vet disa ngjarje të veçanta që dallohen, sepse me kalimin e kohës ato fitojnë gjithnjë e më shumë domethënie si pjesë e trashëgimisë historike dhe kombëtare. I tillë është Kongresi i Manastirit. Ai tregoi lartësimin e shpirtit të shqiptarëve, përcaktoi frymën e identitetit tonë dhe hodhi themelet e formimit të ndërgjegjes dhe të unitetit kombëtar. Edhe pas 115 vjetëve e kuptojmë se shqipja është gur themeli i identitetit shqiptar dhe i shpirtit të popullit tonë.
Ndërsa në Shqipëri prej vitesh duket se kjo datë është lënë në harresë. Jo vetëm që nuk është pjesë e kalendarit të festave zyrtare, por edhe institucionet kombëtare e kalojnë në heshtje.
Ky vit përkon me 115-vjetorin ku në selinë e klubit “Bashkimi” në Manastir, me pjesëmarrjen e personaliteteve të njohura shqiptare të kohës nga të gjitha trevat Shqipërisë si dhe nga diaspora shqiptare u vendos krijimi i një alfabeti të njehsuar.