2023, viti Verdian në TKOB/ Voshtina: 5 shfaqje premiere, fokusi edhe te krijimtaria shqiptare

Pinterest LinkedIn Tumblr +
2023, viti Verdian në TKOB/ Voshtina: 5 shfaqje premiere, fokusi edhe te krijimtaria shqiptare

Viti 2023 ka nisur intensivisht për Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit. Vepra shqiptare, por edhe të huaja, bashkëpunime me operat dhe artistët ndërkombëtar si dhe rikthimi i emrave më të njohur të skenës si Ermonela Jaho, Eno Peçi, Inva Mula si dhe rijetësimi dhe shtimi i shfaqjeve të Ansamblit popullor janë disa  nga synimet e këtij viti artistik.

 

5 shfaqjet premierë, të cilat do të vihen në skenë përgjatë gjithë vitit duket se janë të pamjaftueshme për të përmbushur kërkesat e publikut kryeqytetas.

 

Advertisement

ABIGELA VOSHTINA

 

DREJTORESHE E TKOB

 

Advertisement

“5 premiera mund të jenë mjaftueshme mundtë mos jenë të mjaftueshme, por gjithçka që ne ndërtojmë është e lidhur me buxhetin që opera ka. Kemi dalë jashtë buxhetit kjo është e padiskutueshme. Kur flas për 5 premiera unë flas për pesë premiera të mëdha. Baleti hapet me 125 vjetorin e Stravinskyt, do të vijojmë me bashkëpunimin e veprës së Verdit, muaji shkurt do të jetë muaji i të rinjve. Në 555 vjetorin e lindjes së Skënderbeut vjen vepra e Vaso Toles.”  

 

Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet edhe krijimtarisë shqipe me opera si “Rozafa”, “Skënderbeu”, “Karnavalet e Korçës”, dhe me balete si “Lumi i vdekur” apo “Halili dhe Hajria”.

 

Advertisement

ABIGELA VOSHTINA

 

DREJTORESHE E TKOB

 

Advertisement

“Është i vetmi teatër që flet shqip dhe mund ti lejojë publikut që ta kuptoj dhe ta mirëkuptojë këtë. Është një detyrim i trashëgimisë kulturore, mos harrojmë që partiturat janë akoma një pjesë e tyre e shkruar me dorë dhe nuk duhet ta humbim këtë gjë.”

 

Risi e këtij kalendari është edhe përshtatja e veprave botërore për të vegjlit dhe krijimi i programit edukativ “Opera dhe Fëmijët.”

 

Advertisement

ABIGELA VOSHTINA

 

DREJTORESHE E TKOB

 

Advertisement

“Trajnimi do të bëhet në teatër është një trajnim dy herë në javë. Ne kemi një maestro i cili i dedikohet dhe merret me zërat e bardhë, ka një program sipas programit që ka kalendari i operës. Ne po vazhdojmë një trashëgimi për të mos shkëputur asnjë pjesë të teatrit, d.m.th e kemi si synim në zhvillimin e artit dhe në zhvillimin e tyre sa më mirë për skenën.”

 

Nën shembullin e teatrove botëror, ky vit i dedikohet vitit verdian, ndaj dhe një pjesë e kalendarit do t’i dedikohet kompozitorit Verdi me kryeveprat si “Aida” apo “Attila”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy