“7 Minuta”, regjisorja Driada Dervishi rrëfen në “Vizion i Pasdites” emocionet e shfaqes që bëri bashkë 11 aktore

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“7 Minuta”, regjisorja Driada Dervishi rrëfen në “Vizion i Pasdites” emocionet e shfaqes që bëri bashkë 11 aktore

Regjisorja Driada Dervishi ka përcjellë përmes emisionit “Vizion i i Pasdites” të moderuar nga Brikena Prifit në Vizion Plus, emocionet që ka përjetuar pas vënies në skenë të shfaqes “7 Minuta” e cila ka bërë bashkë 11 prej aktoreve më të njohura shqiptare.

 

E pyetur nga moderatorja Brikena Prifti se përse ky titull, Driada Dervishi ka treguar se ky ëhstë kushti për 11 aktore vetëm “7 Minuta”.

 

Advertisement

Ajo theksoi gjithashtu se edhe pse sot eshtë dita e tretë e shfaqes ka një interes shumë të madh të qytetarëve për të ndjekur, pasi janë shitur të gjitha biletat.

 

Pjesë nga biseda:

 

Advertisement

Brikena Prifti: Pse ky titull?

 

Driada Dervishi: 7 minuta është një tekst nga më të përfolurit i dramaturgut Italian Masini, një dramaturg shumë i rëndësishëm, vjen për herë të parë në Shqipëri. Jemi sot në ditën e tretë, ka patur një interes të jashtëzakonshëm. Janë 11 aktore, ka një kusht të vetëm dhe ky kusht është vetëm 7 minuta. Ne na vjen shumë keq që nuk jemi më gjatë, shpresoj të vijm në janar.

 

Advertisement

Brikena Prifti: Më vjen mirë që të gjithë po i rikthehen Teatrit.

 

Driada Dervishi: E kam thënë shpesh, 5-vjeçari i fundit është një rikthim shumë i bukur, Teatri i është kthyer asaj tradite të fortë. Mendoj që është një nga gjërat më të bukura rikthimi i Teatrit, publikut. Ajo që është e rëndësishme është se pikërisht se ka kaq shumë interes, është e rëndësishme të hapen salla të reja. /Vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy