70 punime në skulpturë dhe pikturë; Qazim Kërtusha rikthehet pas 50 vitesh në Universitetin e Arteve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
70 punime në skulpturë dhe pikturë; Qazim Kërtusha rikthehet pas 50 vitesh në Universitetin e Arteve

Qazim Kërtusha është skulptori durrsak, i cili ka çelur së fundmi ekspozitën personale në galerinë FAB, vendin ku 50 vite më parë edhe studioi.

 

Kërtusha luan mes formash dhe sjell kujtime që nga fillimet e tij si student e deri te skulpturat, që shpesh i kemi parë nëpër parqet e Durrësit apo dhe atyre të vendosur në Pejë e Vjenë.

 

Advertisement

QAZIM KERTUSHA

SKULPTOR

“Këtu ka krijimtari gati gjysmë shekulli me parë që duken kaq pak por janë përzgjedhur sigurisht. Kam dhe një detyrim moral ndaj qytetit tim ku kam lindur dhe jam rritur, qyteti i Durrësit është një qytet 3000 vjeçar, antik , ka një nëntokë me ligj muze, dhe unë kam hedhur idenë, eksodet ngjarjet më të rëndësishme të jetësohen.  Ka ardhur koha që në lungomaren e Durrësit të bëhet një koloni skulpture.”

 

Advertisement

Përmes drurit mermerit dhe bronzit, Kërtusha sjell nëpërmjet artit të tij jo vetëm objektin por dhe botën e brendshme shpirtërore. “Përjetësi”, “Pasioni”, “Tango” “Djaloshi dhe shiu”, “Eksodi” etj. janë disa nga veprat e tij.

 

QAZIM KERTUSHA

SKULPTOR

Advertisement

 

“Jam skulptor që i përdor të gjitha materialet. Sporti i familjes sime ka qen i madh, inxhinier mekanik babai, gjithë fisi janë inxhiniera, sigurish unë shkoj nëpër ofiçina, kovaçhane,  njoh materiale. Unë njoh emocionin jo objektin. objektin konkret e marr dhe nxjerr emocionin shpirtëror.”

 

Kjo ekspozitë e kuruar nga prof. Sadik Spahija përmban 70 punime në skulpturë dhe pikturë dhe do të qëndrojë e hapur për të gjithë publikun deri më datë 30 prill.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy