“Al Pazar” nis sezonin e ri/ Spektakli i humorit ju fton çdo të shtunë të qeshni pa kursim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Al Pazar” nis sezonin e ri/ Spektakli i humorit ju fton çdo të shtunë të qeshni pa kursim

Trupa e aktorëve dhe gjithë stafi i spektaklit më të ndjekur “Al Pazar” janë gati të mbushin të shtunat tuaja me humor dhe të qeshura.

 

Rrugëtimi i më shumë se një dekade, do të vijojë t’ju mbajë të mbërthyer para ekranit të Vizion Plus edhe në këtë sezon të ri, ku mbi të gjitha “Al Pazar” nuk do të humbasë misionin e tij.

 

Advertisement

Ndërsa moderatorët Agron Llakaj dhe Inger Skura, kanë vetëm një kërkesë për publikun, “të qeshin pa kursim”.

 

AGRON LLAKAJ

AUTOR

Advertisement

 

“Diga e humorit është mbushur plot, kanë mjaftuar këto tre muaj përgatitje dhe tashmë ne I vijmë publikut por pa ndërgjegjësimin qytetar që të kurseni, të qeshim pa kursim. Ne në simbolikën tonë e kemi thënë gjithmonë që Shqipëria reale, në trajtën satirike, komike të saj, por në këtë rast ne vijmë nëpëmjet materialeve tona humoristike me mesazhe.”

 

INGER SKURA

Advertisement

 

MODERATORE

 

“Al Pazar sidomos me këtë motiv vjen këtë herë që ne t’i dhurjmë publikut të qeshura dhe humor sit ë duan dhe sa të duan.”

Advertisement

 

Nën petkun e personazheve më të dashur për publikun, aktorët janë të entuziazmuar, por dhe me plot energji, për të kthyer në realitet komik pjesë nga aktualiteti, politika e jo vetëm.

 

XHEJN FAMA

Advertisement

AKTOR

 

“Ne kemi shumë gjëra të bukyra shumë fare, publiku do çmendet kur të na shohi kësaj rradhe. Ne do bëjmë çudira, kjo është pak por e sigurt, na ndiqni.”

 

Advertisement

Ersiljano Xhelollari

AKTOR

 

“Gjithmonë kemi emocione jemi pak në këto frikërat jo kriza jo njerëzit janë pak më të stresuar, por gjithsesi ne nuk kemi krizë, do ta kalojmë bashkë edhe këtë. Do të kemi shumë të qeshura, shumë karaktere të reja.”  

Advertisement

 

 

XHODI SKURA

 

Advertisement

AKTOR

“Për mua është emocion si të jetë dita e parë, dhe jo vetëm per mua por për të gjithë aktorët është e njëjta ndjesi. Do të kemi role të reja padyshim, çdo javë disa të kemi numra të rinj,” 

 

Edhe ky sezon do të rezervojë në teatrin e humorit surpriza, muzikë të mirë dhe të ftuar specialë. “Al Pazar” iu lë takimin e parë këtë të shtunë në orën 21.00 vetëm në Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy