“Al Pazar”, shfaqje në Vlorë/ Publiku duartroket aktorët e humorit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Al Pazar”, shfaqje në Vlorë/ Publiku duartroket aktorët e humorit

Trupa e aktorëve të “Al Pazar” u ngjit mbrëmjen e të shtunës në skenën e teatrit të Vlorës “Petro Marko”, duke dhuruar emocione dhe të qeshura për artdashësit.

 

Për rreth 60 minuta, aktorët sollën personazhet dhe skeçet më të pëlqyera nga publiku.

 

Advertisement

Dalja e tyre në skenë është pritur me duartrokitje dhe entuziazëm nga spektatorët vlonjatë, që në këto kohë post pandemi, si rrallë herë kishin mbushur sallën.

 

Qytetarët e Vlorës shprehen se trupa e “Al Pazar” zbukuroi fundjavën e tyre, me plot të qeshura, për të cilën të gjithë ne kemi nevojë.

 

Advertisement

Për aktorët e humorit, kjo shfaqje ishte një emocion i veçantë. Disa prej tyre luanin për herë të parë, e salla plot ishte një përgjegjësi më shumë për ta.

 

Shfaqja e trupës së “Al Pazar” u realizua pas ftesës së bërë nga drejtori i teatrit “Petro Marko” të Vlorës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy