“Albano Show” në Vizion Plus, aktualiteti në “filtrin” e satirës dhe humorit të Albano Bogdos

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Albano Show” në Vizion Plus, aktualiteti në “filtrin” e satirës dhe humorit të Albano Bogdos

Starton sonte në mbrëmje në orën 21.00 në ekranin e televizionit Vizion Plus program më i ri televiziv “Albano show”. Nën moderimin e aktorit të humorit Albano Bogdo ky program sjell një larmishmëri tematikash, me të ftuar special ku përmes humorit fin dhe satirës godet politikën, aktualitetin e jo vetëm.

 

ALBANO BOGDO

MODERATOR

Advertisement

“ky do të jetë një late show, një one man show quajeni si të doni por emrin e ka Albano show. Publiku shqiptar ka nevojë për një lloj ndërgjegjësimi për disa tema të cilat as nuk i kupton, gjëra që i ndodhin prapa krahëve që janë shumë të vështira për tu kuptuar nga një qytetar që nuk ka akses në qasje të caktuara.”

 

Për rreth dy orë Albano do t’ju mbajë të mbërthyer para ekranit çdo të premte. Lajmet më të klikuara te javës do të sillen në formë monologu, teksa në çdo episod do të realizohen dy intervista me dy personazhe nga shoqëria civile, politika dhe arti.

 

Advertisement

ALBANO BOGDO

MODERATOR

“Emisioni do ketë kaq shumë kontest sa nuk e keni dëgjuar ndonjëherë kështu që edhe po mos ketë të ftuar nuk do ketë asnjë problem, megjithatë do të kemi të ftuar sigurisht kemi marrë më të mirët e më të mirëve, jo më të famshmit dhe kjo është diferenca.”

 

Advertisement

Për moderatorin Albano Bogdo ky rrugëtim i ri dhe ky rikthim në Vizion Plus ka vetëm një mision.

 

ALBANO BOGDO

MODERATOR

Advertisement

“Misioni im është që kush bën gabim, jo investigativ por kush bën gabime qe ka vite që i bën ta godasim aty ku i dhemb.”

 

Albano Bogdo është një aktor dhe humorist, mjaft i dashur për publikun shqiptar. Ai ka spikatur me performancat e tij në spektaklet e humorit si Apartamenti 2XL, Duplex etj.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy