Art edhe në hapësirat publike/ 18 vepra do vendosen në rrethrrotullime, mbikalime dhe ura

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Art edhe në hapësirat publike/ 18 vepra do vendosen në rrethrrotullime, mbikalime dhe ura

18 vepra arti do të marrin jetë në 18 hapësira publike në vend, siç janë rrethrrotullimet, mbikalimet urat etj., duke ndërthurur urbanistikën me artin bashkëkohor.

 

Me një fond prej 200 milionë lekësh, artistët por edhe profesionistë në fusha si arkitektura dhe inxhinieria, që do të marrin pjesë në konkurs do të kenë mundësi të bëjnë aplikimet online, deri më datë 7 gusht.

 

Advertisement

ELVA MARGARITI – MINISTRE E KULTURES

 

“Është një nismë që nuk vjen vetëm për të rikualifikuar hapësirat, por vjen edhe një bashkëpunim më i gjerë i disa institucioneve për t’i dhënë vlerë si identitetit lokal por dhe skenës së pavarur, si dhe për të sjellë frymën e bukur përmes artit edhe në brezat e tjerë. Dhe për të krijuar një lidhje sinergjike mes një lokacioni me komunitetin, me artistët.”

 

Advertisement

Në prezantimin e konkursit ishte edhe kryeministri Rama i cili gjatë fjalës së tij theksoi se ky projekt synon të shtrihet edhe brenda disa institucioneve publike, si dhe të rrisë ndikimin social dhe ekonomik.

 

 

EDI RAMA – KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Advertisement

“Do të ketë efekt në stimulimin e skenës artistike edhe nën promovimin e mbështetjen nga vetë aktorët e kësaj skene artistike. Unë kam shumë besim se me përfshirjen e artistëve që kanë talentin dhe profesionalizmin e duhur, impakti në hapësirën publike dhe në gjithë ato pika që rrihen nga shumë sy dhe janë në mes të njerëzve do të jetë i rëndësishëm. Patjetër që kjo do të stimulojë energji pozitive në territor, patjetër që duke qenë unë vetë besimtar i të bukurës, nuk kam si të dyshoj se ky lloj impakti ka pak nga pak me krijimin e një mase kritike edhe efektin e duhur social dhe ekonomik.”

 

Ky program do të kthehet në një traditë, duke patur si qëllim zgjerimin në hapësira të tjera gjeografike.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy