Artisti prej katër dekadash pasqyron realitetin më art, Mikel Telo rrëfen jetën e tij

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Artisti prej katër dekadash pasqyron realitetin më art, Mikel Telo rrëfen jetën e tij

Piktori dhe skulptori Mikel Telo prej katër dekadash pasqyron realitetin në art. Situata politike, ekonomike dhe sociale, shihen nga artisti me një tjetër sy, duke i kthyer në piktura.

I ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites”, Telo tregoi një episod të pakëndshëm në Itali, kur shkoi për një ekspozitë në Romë dhe i sekuestruan 71 veprat e tij, duke e akuzuar edhe si kontrabandist.

Ai thotë se për shkak të këtij episodi, nuk preferoi të qëndronte në Itali, dhe pas 2 vitesh sorrollatje në Europë, e gjeti veten në Francë.

Kam qenë dëshmitar i ndryshimeve. Në rininë time jam edukuar gjatë periudhës së diktaturës dhe pas ’90 isha adult mjaftueshëm ëpr të përfituar nga liria që na u dha.

Advertisement

Unë jam përpjekur të lëviz që në hapat e para të demokracisë. Nuk kisha vendosur të largohesha nga Shqipëria dhe erdhi ’97 që na këputi edhe një herë nga fillimi në investime dhe ajo më detyroi të ikja në Francë.

Përpara se të shkoja në Francë kontaktet i kisha me Italinë. Në atë kohë i njihja të dyja gjuhët. Por kontakti i parë me Italinë më shkoi keq. NË Trieste më sekuestruan të gjitah punimet e mia. Më goditën dhe më quajtën kontrabandist i veprave të artit. Dhe ekspozita që kisha parashikuar në Romë nuk u bë. Pas 2 vitesh sorrollatje në Europë, shkova në Itali dhe mora mbrapsht piktuart që mi sekuestruan, ishin 71 vepra”, thotë Telo./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy