Asnjë largim nga “Gjeniu i Vogël”/ Juria vendos që 14 fëmijët të vijojnë konkurimin në finale

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Asnjë largim nga “Gjeniu i Vogël”/ Juria vendos që 14 fëmijët të vijojnë konkurimin në finale

Ndërsa edhe dy javë i ndajnë talentet e “Gjeniut të Vogël” nga finalja e madhe, fëmijët vijojnë të surprizojnë me zërat dhe interpretimet e tyre.

 

Edhe kjo e martë në ekranin e Vizion Plus shënoi një tjetër natë magjike nën tingujt e një repertori muzikor të përzgjedhur.

 

Advertisement

Ndërsa rrethi është ngushtuar, katërshja e jurisë e ka akoma më të vështirë të bëjë komente dhe vlerësime përzgjedhëse.

 

Këtë mbrëmje 14 konkurrentët e mbetur në garë interpretuan përballë njëri-tjetrit, ndërsa sfida e fortë mes Sergitës dhe Ertës e vuri jurinë para një zgjedhjeje, duke i dhënë një mundësi të dytë vajzave për të kaluar në finale.

 

Advertisement

Spektakli i zërave të së ardhmes “Gjeniu i vogël” ju lë takim sërish të martën në orën 21:00 vetëm në ekranin e Vizion Plus.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy