“Balkan Film Market”, kineastët evropianë “zbarkojnë” në Tiranë, producentët zbulojnë në “Vizioni i pasdites” surprizat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Balkan Film Market”, kineastët evropianë “zbarkojnë” në Tiranë, producentët zbulojnë në “Vizioni i pasdites” surprizat

Agjencia e Industrisë Kreative do të organizojë në kryeqytetin shqiptar “Balkan Film Market”, i cili do të mbledhë profesionistë vendas, kineastë të rinj të Ballkanit, ekspertë të fushës nga mbarë Europa, si dhe kompanitë më të njohura të prodhimit kinematografik në Evropë.

Në datat 13-17 dhjetor, në kryeqytet do të vijnë producentët dhe distributorët më të rëndësishëm nga e gjithë Evropa, për të nisur një etapë të re bashkëpunimesh në territorin e Ballkanit.

Për të folur rreth aktivitetit të ftuar në “Vizioni i Pasdites” me moderatoren Brikena Prifti ishin producentët Andamion Murataj dhe Ilir Butka. Murataj tha se bashkëpunimet e Shqipërisë me vendet e tjera janë të larta. Ndërsa Butka gjatë bisedës në studio, tha ndër të tjera se filmat shqiptarë konkurrojnë në festivalet më të mira në botë.

Pjesë nga biseda:

Advertisement

Murataj: Produktet janë prodhime jo vetëm shqiptare. Bashkëpunimet e Shqipërisë me vendet e tjera janë të larta dhe tani jemi kthyer në një pikë tranziti mes bashkëpunimeve të Italisë me vendet e tjera.

Butka: Ka qenë një dëshirë e kineastëve për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin. Gjithë kjo dëshirë e Shqipërisë për të bashkëpunuar me Italinë ishte ndezësi i parë që ky raport i shkëlqyer mund të transplantohej edhe në Ballkan. Kur ia propozuam ministrisë italiane mori mbështetje. Pas një kërkese tonës u krijua një fokus Ballkani në festivalin e Venecias dhe kështu mori jetë.

Si ka ndryshuar kinemaja në Shqipëri dhe çfarë mund të ofrojmë te kineastët e huaj?

Butka: Suksesin e filmave shqiptarë përpiqemi ta përçojmë te njerëzit që janë më indiferetnë. Atë që nuk di shumica e njerëzve është fakti që filmat shqiptarë konkurrojnë në festivalet më të mira të filmave në botë. Të jesh në garën e madhe të disa filmave të zgjedhur është një fitore e madhe. Ne përballemi me filma që kanë buxhete 4 milionë euro secili dhe kemi një pabarazi të madhe në këtë drejtim. Ne nuk arrijmë dot t’i promovojmë si duhet. E vetmja gjë që mund të masë filmin shqiptar është pjesëmarrja në festivalet ndërkombëtare.

Advertisement

Murataj: Ideja është që “Film Market” t’i shërbejë brezave të rinj. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy