“Broadway Nights” në Tiranë/ Sopranoja Linda Kazani sjell mbrëmjen artistike me muzikë e kërcim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Broadway Nights” në Tiranë/ Sopranoja Linda Kazani sjell mbrëmjen artistike me muzikë e kërcim

Sopranoja Linda Kazani, është pak e njohur për publikun vendas, por emri i saj ka spikatur në skenat europiane.

E larguar që në moshë të re Linda e ka ndërtuar jetën artistike në Austri. Në skenën shqiptare rikthehet pas disa vitesh dhe pikërisht në universitetin e arteve, ku ka kryer studimet e larta.

Puna me studentet e rinj i jep sopranos përgjegjësi dhe akoma më shumë emocion.

 

Advertisement

LINDA KAZANI

SOPRANO

“Ndiehem shumë mirë kam një bashkëpunim dhe një dinamikë shumë pozitive. Të rinjtë kanë nevojë për produksione, iniciativa të tilla që të ndjehen të vlerësuar, të ndiejnë që vlerësohen dhe kanë mundësira.”

 

Advertisement

Projekti kulturor “Broadway Night” që soprano sjell për të dytin vit është konceptuar si një mbrëmje artistike me muzikë, teatër dhe kërcim me artistë të rinj, të cilët do të ndërthurin lojën muzikore me atë teatrale.

 

LINDA KAZANI

SOPRANO

Advertisement

“Një pjesë e tyre kanë qenë dhe vjet dhe tashmë e kemi gjetur gjuhën e përbashkët dhe e dinë se si duhet punuar me musical, si duhen vendosur veprat, importimi vokal për të kënduar musical, por dhe me të rinjtë që vijnë  për herë të parë e shikojnë që puna në skuadër është shumë më mirë se të ecësh vetëm.”

 

Distanca kohore me Shqipërinë për Lindën, është e mbushur me ndryshime dhe risi jo vetëm në art dhe kulturë.

 

Advertisement

LINDA KAZANI

SOPRANO

“Çdo vit që vij shoh gjithnjë e më shumë zhvillim, gjithnjë e më shumë interes, dhe dëshirë për të ecur përpara. Shoh madje që ka studentë që dinë më shumë se profesorët e tyre.”

 

Advertisement

 

Shfaqja do të vihet në amfiteatrin e Universitetit të Arteve më datë 20 dhe 21 korrik.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy