“Çelësi” që hap dyert e Shkodrës, vepra e artistit shqiptar vendoset në hyrje të qytetit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Çelësi” që hap dyert e Shkodrës, vepra e artistit shqiptar vendoset në hyrje të qytetit

Shkodra ka zyrtarisht veprën më të madhe të artit në një hapësirë publike. “Çelësi Shqiptar”, i autorit Alfred Mirashi nga Milot është vendosur në hyrje të kryeqendrës së veriut. Vepra peshon 17 ton dhe përcjell një mesazh mirëseardhjeje për çdo vizitor.

“Po ju sjell simbolin e atij çelësi dhe gjithçka që ai përfaqëson për botën që shpesh mbyllet ne egoizmin e saj prej këtu në këtë qytet me kulturë mijëvjeçare përmes kësaj vepre kolosale”, thotë Mirashi.

Vepra artistike është një ndër 18 projektet fituese të konkursit ndërkombëtar “Art në Hapësirën Publike”, financuar nga ministria e ekonomisë, kulturës dhe inovacionit.

“Ka shumë rëndësi për një ngritje shpirtërore që jeta në çdo vend, metropol  të ketë një identitet , të ketë një shpirt një lidhje të fortë mes vendit dhe këtu jemi para një vepre që vjen nga një malësor”, u shpreh ministri Blendi Gonxhe.

Advertisement

“Mendoj që koha do t’i japë vlerën që i takon kësaj vepre”, shprehet kryebashkiaku Benet Beci.

“Nuk ka një vepër të dytë në Shqipëri që ka marrë interesimin dhe vëmendjen e publikut më shumë se sa kjo vepër jo nga përmasat, por nga rëndësia e mesazhit e vlerave që përcjell vetë arti në marrëdhëniet me njerëzit”, thotë kuratori Albert Vataj.

“Ky çelës i ngjan shumë Shkodrës, i cili është një qytet i hapur , mikpritës dhe multi etnik. Ky çelës është diçka që përfaqëson të shkuarën dhe të tashmen, është një vepër që përcjell një mesazh shumë të bukur nga autori i saj”, tha Massimo Guastela, kurator.

Vepra të ngjashme janë vendosur edhe në Itali dhe në Kinë, po me autor Alfred Mirashin. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy