“Çimka” vjen në Shtëpinë me Gjethe/ Shfaqja hedh dritë mbi përgjimet në komunizëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Çimka” vjen në Shtëpinë me Gjethe/ Shfaqja hedh dritë mbi përgjimet në komunizëm

Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, dhe Qendra për Art dhe komunitet – Artpolis, bëhen bashkë për të sjellë në muzeun “Shtëpia e Gjetheve” premierën “Çimka”.

Kjo shfaqje, me regji të Zana Hoxhës hedh dritë mbi dy periudha historike, regjimit komunist në Shqipëri dhe asaj të regjimit jugosllav në Kosovë, të cilat vijnë nëpërmjet një paralelizmi dhe si kryefjalë kane përgjimin.

Advertisement

E veçanta e kësaj vepre është ndërveprimi i aktorëve me publikun.

Këta të fundit nuk do ta shohin shfaqjen të ulur, por gjatë gjithë veprimit të ngjarjes do të jenë aktiv, duke ndjekur interpretuesit përgjatë gjithë ambienteve ku do të luhet pjesa.

 

Advertisement

ZANA HOXHA

REGJISORE

“Shfaqja ka ardhur si një sfide te cilën une e kam pranuar si një dëshirë për te trajtuar temën e përgjimeve dhe një pjese te historisë qe dhe shqiptarët e Kosovës kanë qene te përgjuar nga Jugosllavia. Kjo shfaqje është eksperimentale, ju si publik nuk do te vini dhe te ndiqni shfaqjen nga fillimi ne fund ulur mirëpo ne fakt ne kemi zgjedhur te bëjmë një udhëtim ne kohe.”

Advertisement

Ngjarja është e bazuar në personalitete reale si disidentja Musine Kokalari dhe rapsodi Dervish Shaqa. “ÇIMKA” nënkupton kontrollin e regjimit mbi vullnetin e lirë të njeriut.

Kjo pjesë synon që të nxise emocione, reflektim dhe edukim të përbashkët për këtë periudhë të errët. “Cimka” do te shfaqet për të gjithë publikun nga data 1 maj.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy