Çmimi Nobel në Letërsi/ Fiton autorja franceze Annie Ernaux

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Çmimi Nobel në Letërsi/ Fiton autorja franceze Annie Ernaux

Çmimi Nobel në Letërsi për vitin 2022 i takon autores franceze Annie Ernaux. Sipas akademinsë së Nobelit, ajo është vlerësuar me këtë çmim për guximin dhe mprehtësinë klinike me të cilën zbulon rrënjët, veçimet dhe kufizimet kolektive të kujtesës personale në shkrimet e saj.

 

Ernaux në shkrimet e saj ka trajtuar jetën e karakterizuar nga pabarazi të forta në lidhje me gjininë, gjuhën dhe klasën. Shkrimtarja franceze lindi në 1 shtator 1940 dhe u rrit në një qytet të vogël në Normandi. Ajo ka shkruar mbi tridhjetë vepra letrare.

 

Advertisement

Shkrimet e Ernaux janë të fokusuar më së tepërmi në autobiografi por edhe në ato sociale duke treguar dallimet e shoqërisë franceze pas luftës së dytë botërore.

 

Ajo është vlerësuar me një sër çmimesh për veprat e saj dhe kontrubutin në letërsinë franceze. Shumë prej veprave të saj janë përkthyer në anglisht dhe shumë gjuhë të tjera madje dy nga veprat e Ernaux, “Pasioni i Thjeshtë” dhe “Kujtime Vajze” janë përkthyer edhe në gjuhën shqipe.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy