
TONIN FRROKU
GAZETAR
Shpella e Trenit monument kulture i kategorisë së parë vitet e fundit është dëmtuar rëndë. Përveç banorëve të zonës që fusin blegtorinë brenda ambienteve të kësaj shpelle, dëmtimi ka ardhur sidomos nga persona të tjerë të cilët kanë dëmtuar pjesën murale të shpellës.
Problemin e konfirmon edhe drejtori i zonave te mbrojtura , Gjergji Koki.
GJERGJI KOKA
DREJTORI I ZONAVE TË MBROJTURA
Advertisement“Shpella e Trenit prej vitesh ka qenë në shënjestër i grupeve të tilla, por edhe banorët kanë ndikuar në këtë dëmtim. Ky është një vend që është shtëpia e 26 specieve”
Megjithatë Koki thotë se tashmë është gati një projekt për mbrojtjen e kësaj shpelle.
GJERGJI KOKA
DREJTORI I ZONAVE TË MBROJTURA
“Projekti është shumë miqësor me mjedisin, shpella të rrethohet me materiale druri apo të tjera që nuk kanë lidhe me betonin, që të mos dëmtojmë vlerat që kjo shpellë ka.”
Shpella e Trenit gjendet 25 kilometra larg nga qyteti i Korçës në afërsi të fshatit Zagradec, shpellë e cila daton 6000 vite para Krishtit.