Berisha: Parlamenti shqiptar, shpella më e madhe e mafies

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha: Parlamenti shqiptar, shpella më e madhe e mafies

Në nisje të sesionit të ri parlamentar Sali Berisha, teksa mbajti fjalën e tij tha se parlamenti shqiptar është shpella më e madhe e mafies e bazuar e tëra mbi krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve.

Ai shtoi bandat e kësaj qeverie kokurrojnë edhe ato në Bolivi dhe Ekuador, dhe se lidhjet me to janë tejet të forta. Berisha pohoi se, kjo qeveri ka dhunuar votën e shqiptarëve, duke i zhytur ata në mjerim dhe varfëri.

Berisha i bëri thirrje shqiptarëve që t’ia shkurtojmë ditët këtij parlamenti, sepse nuk meriton të ekzistojë një parlament i cili ka miratuar ligje dhe rregulla që ndihmojnë Serbinë e Madhe të Ballkanit të Hapur.

 

Advertisement

Ky parlament është i bazuar i tëri mbi krimin, mbi drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve. SKY ECC, EncroChat dëshmojnë se lidhjet tuaja me bandat dhe krimin shkojnë në Meksikë, në Ekuador, në Bolivi. Dëshmojnë se ju keni dhunuar në mënyrën më flagrante, keni vjedhur votën e shqiptarëve dhe nuk meritoni asnjë ditë të vetme të jeni në këtë sallë.

Dëshmoj se shumica juaj duhet të jenë te Balili dhe tek Balilat tuaj, së pari.

Së dyti, ky parlament është turpi i historisë. Për herë të parë një parlament voton për dyfishimin e rrogave të deputetëve, në një kohë kur lenë në mjerim, në gomone, në varfëri eksreme qytetarët, sepse kur psikologjinë, kur ndërgjegjen, kur logjikën ta infiltron krimi ke humbur çdolloj mundësie për të arsyetuar.

Së treti, kur po lexoje atë fjalim më kujtove Vitori Çurin, por absolutisht ajo ka qenë edhe më modeste se sa ti.

Advertisement

Po si mund të dalësh këtu para të lexosh një raport të atillë? Fund e krye mashtrime dhe vetëm mashtrime.

Parlamenti nuk shpreh më interesat e shqiptarëve, ndaj dhe unë ju ftoj të dashur qytetarë t’ia shkurtojmë jetën, ditët një parlamenti që nuk meriton të ekzistojë. Një parlamenti anti-kombëtar që refuzon të dënojë gjenocidin serb mbi shqiptarët, një parlamenti që ka miratuar ligje dhe rregulla që ndihmojnë Serbinë e madhe të Ballkanit të Hapur. Një parlamenti që vetëm shqiptar nuk mund të quhet.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy