Dhurohet fondi i Pierre Cabanes, mbi 15 mijë libra e dorëshkrime i kalojnë Bibliotekës Kombëtare

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dhurohet fondi i Pierre Cabanes, mbi 15 mijë libra e dorëshkrime i kalojnë Bibliotekës Kombëtare

Rreth 15000 libra, botime dhe dorëshkrime të bibliotekës personale të historianit dhe arkeologut francez Pierre Cabanes, i përkasin tanimë fondit të bibliotekës sonë kombëtare. Kontributi i tij shkencor në fushën e arkeologjisë dhe epigrafisë do të jetë në shërbim të çdo lexuesi, apo historiani e studiuesi.

“Janë rreth 1500 libra përveç atyre është një numër i madh koleksionesh të revistave të specializuara. Një përmbledhje shumë e madhe shkrimesh të bëra prej tij për personalitete të tjerë. Qëllimi është të krijonim nj ambient të veçantë, që ishte dhe amaneti i tij, për t’i ardhur në shërbim lexuesve”, tha Piro Misha, drejtor i Bibliotekës Kombëtare.

Hapësira e re u hap në ambientet e bibliotekës në prani të ambasadores franceze në tiranë, e cila shprehu mbështetjen e vendit të saj për trashëgiminë kulturore.

“Duke i kushtuar një hapësirë veprave të shumta që Pierre Cabanes lexonte për të hedhur dritë mbi kërkimet albanologjike në Shqipëri dhe botën helenike, Shqipëria  shënon një trashëgimi shkencore duke strukturuar një frankofoni shkencore të vazhdueshme. Franca është e lumtur që financon për gërmimet arkeologjike në vendin tuaj duke nxjerr në pah vlerat e trashëgimisë kulturore”, tha Catherine Suard.

Advertisement

Kontaktet të para të Pierre Cabanes  me vendin tonë nisën në vitin 1965 në doktoraturën e tij, “Epiri që nga vdekja e Pirros deri në pushtimin romak”. Botim ky që ndalet në problemet e historisë së Epirit dhe Ilirisë së Jugu,  ndërsa aktiviteti i tij shkencor ka qenë i lidhur ngushtësisht me territorin e Ballkanit. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy