“Ditët e Mios” në Korçë; piktorë shqiptarë e të huaj bëhen bashkë në juglindje

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Ditët e Mios” në Korçë; piktorë shqiptarë e të huaj bëhen bashkë në juglindje

“Ditët e Mios” ka mbledhur koloninë ndërkombëtare të piktorëve në qytetin e Korçës, 28 nga 15 vende të Europës si dhe 23 të tjerë nga juglindja e vendit.

 

Piktori Anastas Kostandini  është një nga ata që i është bashkuar për herë të parë kolonisë “Ditët e Mios”.

 

Advertisement

Ndryshe nga pjesa më e madhe e piktorëve, të cilët fotografojnë peizazhet e juglindjes së vendit e me pas ne studio hedhin në telajo ngjyrat, Anastas Kostandini  ka zgjedhur të punojë në terren për të përjetuar emocionet e dritës, erës, hijeve, gjithçkaje natyrale.

 

 

ANASTAS KOSTANDINI

Advertisement

PIKTOR

 

“Kam më shumë se 45 vite që pikturoj, unë nuk njoh teknologjinë, por penelin e bojërat”.

 

Advertisement

Piktorët ekspozojnë këtë të shtunë punimet e tyre të realizuara në vende si Boboshtica, Voskopoja, Dardha,  përgjatë 3 ditëve, të cilat do të vlerësohen edhe me një çmim, ndërkohë që një nga punimet do i dhurohet galerisë së artit në Korçë.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy