
61 peizazhe dhe kompozime, të përzgjedhura mes qindra punimeve të realizuara gjatë një periudhe kohore 40-vjeçare vijnë në eskspozitën “Drejt dritës” të piktorit Vangjo Vasili.
I rritur në qytetin liqenor, artisti sjell të gjitha dimensionet e Pogradecit, që nga rrugicat e ngushta e deri tek majat e maleve me dëborë që shtrihen përgjatë Ohrit.
VANGJO VASILI
PIKTOR
“Pogradeci është një qytet që nuk i reziston dot, të ikën shpejt për dy minuta krijohet një situatë tjetër. Problem është ta fiksosh, të emocionohesh pas saj dhe ta riprodhosh, t’ja japësh tjetrit ashtu si e kupton ti Pogradecin në ato gjërat e fshehta.”
Advertisement
Në stilin e tij unik, spikat loja e ndërkalimeve të dritës, ngjyrat dhe peizazhi që vetëm qyteti i Pogradecit ofron.
VANGJO VASILI
AdvertisementPIKTOR
“Pogradeci është mësuesi më i mirë që nuk të lejon ta bësh paletën që përzien ngjyrat pis. Se ato bojëra që vendosen në paletë nga prodhimi industrial ato janë bojëra, por ato kthehen në ngjyrë vetëm kur i prek dora e artistit.”
Ekspozita “Drejt Dritës” është e hapur për të gjithë artdashësit në Galerinë e Universitetit të Arteve.