minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Durrësi vlerëson Mirush Kabashin, shpallet “qytetar nderi” nga Bashkia e qytetit bregdetar - Struga.info


Durrësi vlerëson Mirush Kabashin, shpallet “qytetar nderi” nga Bashkia e qytetit bregdetar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Aktori i njohur Mirush Kabashi u vlerësua me titullin “Qytetar nderi” pas vdekjes në një ceremoni të veçantë të zhvilluar mbrëmjen e së mërkurës në Durrës.

Kryetarja e bashkisë Emiriana Sako ia dorëzoi titullin vajzës së aktorit, duke thënë se interpretimet e roleve të larmishme e kanë bërë Mirush Kabashin një aktor mjaft të veçantë.

Vajza e aktorit, Mendi Kabashi tha se ndihej e emocionuar, sepse ky titull jepet në ditën e tij të lindjes.

Regjisorja Driada Dervishi kishte përgatitur një dokumentar të shkurtër, pjesë e të cilit ishte edhe një intervistë e fundit e Mirush Kabashit, e patransmetuar më parë.

Advertisement

Mirush Kabashi është autori i qindra roleve në teatër dhe kinematografi. Për 22 vjet ai ka qenë pjesë e teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, ndërsa më pas është zhvendosur në Tiranë. Në karrierën e tij artistike ai fitoi afro 60 çmime kombëtare dhe ndërkombëtare./vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy