“Ekrani i artit” në Shkodër/ Festivali vjen me edicionin e gjashtë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Ekrani i artit” në Shkodër/ Festivali vjen me edicionin e gjashtë

Oborret e bukura shkodrane do të kthehen në kinema të hapura e skena muzikore përgjatë 5 ditëve. Në kryeqendrën e veriut nisi rrugëtimin festivali i filmit “Ekrani i Artit”, në edicionin e tij të 6-të.

 

Të pranishëm ishin artistë nga e gjithë Shqipëria, ndërsa risi këtë vit është pjesëmarrja e më shumë artistëve nga Kosova.

 

Advertisement

EDI MUKA

 

DREJTUESI ARTISTIK I FESTIVALIT

 

Advertisement

Kemi shumë pjesëmarrës dhe kemi realisht shumë punë të mira.

 

ZEF PACI

 

Advertisement

KRITIK ARTI

 

kemi shumë artistë nga Kosova këtë vit dhe kjo është një vlerë e shtuar.

 

Advertisement

I pranishëm në çeljen e festivalit ishte edhe Drejtori i Institutit Italian të Artit, që këtë vit mbështeti këtë iniciativë.

 

ALESSANDRO RUGGERA

 

Advertisement

DREJTORI I INSTITUTIT ITALIAN

 

Kjo është një iniciativë e rëndësishme për artin shqiptar që zhvillohet në Shkodër. Është edhe një tregues i lidhjeve të ngushta mes dy vendeve tona”.

 

Advertisement

Drejtori i festivalit, Adrian Paci, u ndal tek rëndësia që kanë mesazhet e dala nga ky festival, që vjen si një klithmë për artin shqiptar.

 

ADRIAN PACI

 

Advertisement

DREJTOR I FESTIVALIT

 

Ne flasim për turizmin kulturor dhe shumë mirë bëjnë, por arti në vetvet është më shumë se kaq, është ndjesi

 

Advertisement

“Ekrani i Artit” ka lindur si një projekt që kërkon të promovojë lidhjet midis artit bashkëkohor dhe kinemasë, dhe i huazuar nga ‘Lo Schermo dell’Arte’, festivali i filmit dhe artit bashkëkohorë që zhvillohet në Firenze prej vitit 2008.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy