Shqipëria në sallonin e librit/ Ismail Kadare, mesazh në edicionin e 35-të të panairit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shqipëria në sallonin e librit/ Ismail Kadare, mesazh në edicionin e 35-të të panairit

Është çelur në Torino edicioni i 35-të i Sallonit Ndërkombëtar i Librit, ku për herë të parë Shqipëria mban statusin e vendit mik. Përmes librit dhe autorëve shqiptarë në organizimin më të madh kushtuar librit në Italinë fqinje është folur shqip.

 

ELVA MARGARITI

MINISTRE E KULTURËS

Advertisement

“Ka qenë një pritje e gjatë, një “brengë e bukur” siç thotë shkrimtari ynë i madh Kadare dhe nuk mund të mos pranonim ftesën për të qenë jo thjesht pjesëmarrës, por miq. Ishte një periudhë shumë e shkurtër për t’u përgatitur, por në të njëjtën kohë një mundësi shumë e madhe për ne, për të treguar Shqipërinë letrare.”

 

Salloni shqiptar u përurua në nisje të ceremonisë, me pjesëmarrjen e kantautorit Ermal Meta. Ndwrsa përmes një videoje përshëndetëse i pranishëm në këtë event ishte dhe shkrimtari Ismail Kadare.

 

Advertisement

ISMAIL KADARE

SHKRIMTAR

“E çmoj shumë këtë ngjarje. Shqipëria është një nga popujt më të vjetër të Europës dhe shpesh i mohohet kjo e shkuar, çka më mërzit herë pas here sepse është e padrejtë që një populli t’i mohohet e kaluara e tij. Kjo e kaluar nuk vlen për t’u mburrur, por shikon në të ardhmen. Gjithçka e mirë që i vjen sot Shqipërisë i vjen nga ky afrim me Europën, Bashkimin Europian, me shtetet e “vjetra” të shek. XV, kur edhe Shqipëria ka pasur një pozitë të rëndësishme, ku botoheshin paralelisht libra në gjuhën latine dhe shqipe, por kjo harrohet. Ky është një fakt që duhet ta kujtojmë dhe të jemi krenarë, të gëzuar dhe plot shpresë. Kjo është ndjesia ngazëlluese që më ngjall ky lajm i sotëm, që është shumë i bukur”

 

Advertisement

Salloni Shqiptar, i frymëzuar nga një prej veprave të shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare, “Kronikë në gur”, projektuar nga arkitektja Matilda Pando dhe artisti Ergys Krisiko do të mbahet deri në 22 maj.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy