Ismail Kadare feston 86-vjetorin/ Studiuesi francez: Shkrimtari iu shmang parimeve të socializmit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ismail Kadare feston 86-vjetorin/ Studiuesi francez: Shkrimtari iu shmang parimeve të socializmit

Raporti i gjeniut te letrave shqipe Ismail Kadare me regjimin komunist eshte diskutuar vazhdimisht.

 

Por studiuesi francez Jean-Paul Champseix,i cili ka botuar dhe librin “Ismail Kadare, një disidencë letrare” i jep pergjigje te qarte ketij debati.

 

Advertisement

JEAN-PAUL CHAMPSEIX

STUDIUES FRANCEZ

 

“Gjatë leximit të romaneve të Kadaresë, më dukej se transgresionet ishin të shumta. Që tek veprat e tij të para “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” dhe “Përbindëshi”, autori u bën bisht parimeve te realizmit socialist. Trishtimi dimëror, mungesa e heronjve me të cilët mund të identifikohesh, fundet fatkeqe të ngjarjeve nuk janë aspak në përputhje me realizmin socialist. Aty mungojnë krejt fryma e partisë, entuziazmi kolektiv dhe uniteti i çeliktë parti-popull. Për Kadarenë, rreziku nuk është shumë i madh sepse megjithëse unë jam munduar ta kontekstualizoj atë në periudhën e vet historike, vepra del nga kjo kornizë në sajë të cilësive të saj. Sepse me të vërtetë, Kadare ka shkruar kundër një regjimi në një periudhë të caktuar, por letërsia e tij ka burime të tjera.”

Advertisement

 

Ndërsa akademiku Skënder Gjinushi vlerëson shkrimtarin Ismail Kadare qe e ka bere te njohur shqoperine ne shu e vende te botes

 

 

Advertisement

SKENDER GJINUSHI

AKADEMIK

 

“Sot vepra letrare e Ismail Kadaresë shërben si një pasaportë identiteti dhe si një histori alternative e popullit shqiptar përgjatë shekujve dhe sidomos në kohërat e reja. Kjo vepër ka qenë dhe mbetet një projekt me karakter europian dhe një program i shkëlqyer i përurimit të vlerave të identitetit të shqiptarëve kundrejt Botës.”

Advertisement

 

ndryshe nga 20 vitet e fundit, ku Akademia e Shkencave shpallte emrin e Kadaresë, si kandidat të çmimeve Nobel, në këtë ditëlindje të 86 të tijë nuk ndodhi e njejta gje.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy