Tension në Shkup: E djathta nacionaliste kërkon heqjen e emrave të rrugëve “Ismail Kadare” e “Ernest Koliqi”, voton dhe një shqiptare

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tension në Shkup: E djathta nacionaliste kërkon heqjen e emrave të rrugëve “Ismail Kadare” e “Ernest Koliqi”, voton dhe një shqiptare

Në prag të votimit të qeverisë së re të mazhorancës së LSDM-së me BDI-në e Ali Ahmetit, e djathta nacionaliste është hakmarrë, duke future në rendin e ditës heqjen e disa emërtimeve të rrugëve në Shkup që mbajnë emrat e Hasan Prishtinës, Ismail Kadaresë, Ernest Koliqit etj.

Vendimi është marrë nga shumica e asamblesë së bashkisë së Shkupit, ku ka votuar edhe nënkryetarja e bashkisë, Bujare Abazi, pjesëtare e partisë Aleanca Shqiptare e Zijadin Selës, e cila është në koalicion me VRMO-DPMNE-në e Hristo Mickovskit.

Ndërkaq, lajmi sot, përveç dekretimit të Dimitër Kovaçevskit si kandidat për kryeministër, ka qenë dhe lirimi nga burgu i ish-shefit të shërbimit secret, Sasha Mijallkovsi, kushuri i Nikolla Gruevskit, i cili u dënua për manipulim të zgjedhjeve dhe abuzim me pushtetin.

Votimi i një zyrtareje shqiptare për të hequr emrat e Kadaresë, Koloqit e Prishtinës nga rrugët e kryeqendrës së Maqedonisë së Veriut ka shkaktuar përplasje mes shqiptarëve.

Advertisement

Ndërkaq, pas dekretimit të Presidentit të Maqedonisë së Veriut, për të emëruar kryeministër ekonomistin Dimitar Kovaçevski, të besuarin e Zaev, ka nisur edhe përfolja e përbërjes së qeverisë së re.

Siç bëjnë të ditur mediat e Shkupit, Ali Ahmeti do të ketë vetëm një protofol më pak në qeverinë e re, siç është ministria e Arsimit.

LSDM-ja, do të ketë ministrinë e Brendshme, Transportit, Drejtësisë, si dhe shefin e diplomacisë. Ndërkohë që disa dikastere të tjera të rëndësishme do tu jepen aleatëve të rinj.

Në qeverinë e re nuk do të ketë asnjë ministër nga kabineti i Zaevit. Siç bën të ditur Tetova sot, Partia e Ahmetit do ta drejtojë Ministrinë e Arsimit, ndërsa do ti hiqet ministria e Jashtme, e në këtë dikaster do të propozohet ministri i deritanishëm i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Jeton Shaqiri.

Advertisement

Ndërkohë Alternativa ka bërë të ditur emrat e bartësve të funksioneve. Ministër i Shëndetësisë do të propozohet Bekim Sali, ndërsa në Shoqëri Informatike Admirim Haliti. Xhamail Çupi do të jetë ministër pa portofol- përgjegjës për mërgatën.

TemA

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy