Rama akuzon Metën: Kërkon tension, agresori në Kavajë, militant i PD

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama akuzon Metën: Kërkon tension, agresori në Kavajë, militant i PD

Ngjarjen në Kavajë që u mbyll me plagosjen e një të riu në një nga zyrat elektorale të Partisë Demokratike, kryeministri Edi Rama e përjashtoi si të motivuar politikisht.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Advertisement

 

Autori jo vetëm që nuk ka lidhje me Partinë  Socialiste, apo me fushatën tonë, por përkundrazi është një militant i Partisë Demokratike, në një sherr për arsye që nuk kanë asnjë lidhje me politikën. Ngjarja është e patolerueshme, që autori duhet çuar menjëherë përpara drejtësisë dhe që Lulëzim Basha nuk duhet ta politizojë ngjarjen. Ndërkohë që Ilir Meta duhet ta ndalë fushatën e tij idioteske, të tensionimit të situatës.

 

Veçmas, presidentin Ilir Meta, e akuzoi për përpjekje të vazhdueshme për të tensionuar situatën para dhe gjatë zgjedhjeve.

Advertisement

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Advertisement

Është Ilir Meta që çdo ditë vë fitila ngado dhe që po përdor gjithçka për ta destabilizuar fushatën, që ta destabilizojë Shqipërinë, sepse Ilir Meta e di shumë mirë se çfarë do të  ndodhë në 25 prill, sepse Ilir Meta e di shumë mirë se votat në kuti për Partinë Socialiste do të pikojnë njësoj si ky shi mbi kokat tona. Dje nxori atje një dordolec, e nxori si viktimë të survejimit, një dordolec, dhe tregoi me demek faktet. Cilat ishin faktet?Faktet ishin ato që mua më bëjnë krenar që ne kemi drejtues si Blendi Gonxhja, të cilët nuk bëjnë sikur nuk shohin apo sikur nuk dëgjojnë kur ju vjen një mesazh me një shqetësim nga dikush, të cilët u thonë atyre që ankohen për një hall apo për një tjetër, s’ke nevojë të paguash para se unë jam këtu për ty, të cilët ju ofrojnë ndihmë dhe mbështetje.

 

Krah Pandeli Majkos në njësinë 5, zona elektorale e tij, Edi Rama zbuloi ligjin e parë që mazhoranca socialiste do të kalojë në parlament në rast të fitores së mandatit të tretë.

 

Advertisement

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Do të jetë ligji për fëmijët e republikës. Fëmijët e republikës janë të gjithë ata të cilët kanë humbur prindërit, babain ose nënën, për shkak të detyrës apo për shkak të një shërbimi të madh ndaj të tjerëve. Dhe republika duhet dhe do të kujdeset posaçërisht për këta fëmijë. Është koha që çdo shumicë qeverisëse ta ngarkojmë me barrën e prindit për këta fëmijë të republikës, të cilëve prindërit nuk ua kthejmë dot, por për të cilët ne duhet të kujdesemi nga moment i parë i humbjes së prindit, deri në momentin kur ata dalin në jetë, për t’ju dhënë të gjitha mundësitë e shkollimit, të edukimit dhe të një jete ku ata të jenë krenarë, për prindin e tyre, jo thjesht për gjestin.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy