Rama akuzon Metën nga Vlora: E ka bërë Bujar Nishanin të duket si Jeffersoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama akuzon Metën nga Vlora: E ka bërë Bujar Nishanin të duket si Jeffersoni

Edi Rama i ngarkon Ilir Meta një tjetër akuzë, atë të përçarësit të vlonjatëve. Për kryeministrin, presidenti është përpjekur të pengojë dy projekte të rëndësishme të qeverisë në infrastrukturë, dhe konkretisht të ndërtimit të një prej segmenteve të rrugës së lumit të Vlorës, Peshkëpi- Selenicë dhe  vazhdimin e asaj që njihet si Lungomare 2, që shkon deri në Orikum.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Advertisement

 

Për fat të keq Iliri nuk është president është shpërdoruesi në vazhdimësi i institucionit dhe rolit të presidentit. E shpërdoron për ndërmarrjen politike që formalisht e drejton e shoqja. Presidenti thotë se çfarëdo qoftë se atij i duket se prodhon vota për ndërmarrjen e tij partiake. Ilir Meta shpërdoron rolin e institucionit që ka rolin e unitetit kombëtar. President që të përdori një projekt rruge për të përçarë dhe jo për të bashkuar duke keqinformuar ky vend nuk ka pasur. Ilir Meta ka arritur të paarritshmen e ka bërë Bujar Nishanin të duket si Jeffersoni. E vërteta është shumë e thjeshtë ne kemi marrë përsipër të bëjmë dy gjëra që ju e dini se, janë premtuar para 50 vjetësh. Rruga e Lumit të Vlorës, është premtuar rruga lidhëse e Labërisë me Bregun. Nuk janë më premtime ne po i bëjmë realitet.

 

 

Advertisement

Pasi artikuloi ambicien e tij për të qëndruar në pushtet deri në 2030, kreu i qeverisë tha se këto dy projekte do të përfundojnë. Sipas Edi Ramës, realizimi i tyre është borxhi që qeveritë e Tiranës i detyrohen pasi si ajo e drejtuar nga Fatos Nano dhe Sali Berisha, nuk bën asgjë për këtë qytet.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Advertisement

 

Akuzave të presidentit dhe opozitës se gjatë Rilindjes, vendi është shpopulluar për shkak të keqqeverisjes, Edi Rama iu përgjigj se emigrimi është i zakonshëm në shoqëritë në tranzicion.

 

EDI RAMA

Advertisement

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

 

Krijimi vendeve të reja të punës, me paga më të larta. Kjo bëhet përmes investimeve duke rritur mundësitë dhe Vlora i ka shumë. Tani shpresoj të kemi fituesin e për aeroportin e Vlorës dhe portit të ri turistik që shpresojmë të ndërtohet së shpejti. Do të krijojnë një impakt shumë të rëndësishëm ekonomik dhe do të krijojnë vende pune. Na thonë njerëzit ‘s’kanë bukë ‘dhe ti na sjellë ‘aeroporte’, por nëse përgjigjemi me buke aeroportet sjellin bukë. Sjellin konsumatorë, njerëz që duan të hanë, të konsumojnë, duan të shikojnë në hapësira kulturore,

Advertisement

 

 

Ne bashkebisedimin me qytetaret,vlonjatëve për katër vitet e ardhshme u premtoi ujë të pijshëm pandërprereje, ndërtimin e aeroportit dhe hapjen e kantierit për portin e ri brenda tre muajve.

 

Advertisement

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Projekti për kalimin e portit ekzistues në port turistik është gati. Në të njëjtën kohë të vazhdojë ndërtimi i portit të mallrave. Projekti do të zbatohet, është çështje muajsh. Aty do kemi një port peshkimi. Një situatë tjetër me restorante peshku. Do vijnë njerëzit aty siç i ka gjithë bota. Ajo është sikur shkon në një panair. Jo sikur shkon në një pellg në mesjetë. Në Vlorë më vjen mirë që të kemi mundësinë ta themi që projektet janë tani në fazën finale dhe kalojnë në kantiere. Nuk janë vetëm një letër. Vlora kurrë nuk ka pasur ujë 24 orë. Sot kantieret janë në punë për të rritur furnizimin me ujë dhe ka përmirësime në zona të caktuara sipas blloqeve ku është investuar dhe po investohet. Blloku i fundit i investimeve është siguruar. Faktikisht çështja e ujit ekziston sot, por ama është vënë në rrugën e zgjidhjes. Nuk flasim për plane si tramvaji që do bënte Luli në Tiranë. Brenda një periudhe disa vjeçare Vlora do ta ketë këtë gjë. Në përfundim të mandatit të 3 Vlora do të ketë 24 orë ujë, është fakt. Sot perspektiva është konkrete dhe nuk është pas 30 vjetësh, por pas 3-4 vjetësh

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy