Shtohen rastet pozitive në Jug/ Fieri dhe Lushnja më shqetësuese se Vlora

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shtohen rastet pozitive në Jug/ Fieri dhe Lushnja më shqetësuese se Vlora

Qyteti i Vlorës ka pësuar një rritje të ndjeshme të rasteve pozitive me Covid-19. Kreu i operatorit të  shërbimit të kujdesit shëndetësor për jugun, Kujtim Llapi shprehet per Vizion Plus se dy javën e fundit pozitiviteti është shqetësues.

 

Kujtim Llapi


Kreu i operatorit të  shërbimit të kujdesit shëndetësor për jugun.

Advertisement


Ka një shtim të pozitivitetit. Vlora e ka pasur tek 30-32% tani ka arritur ne 54% para dy ditesh, dje u ul në pak më shumë se 40%.

 

 

Por pavarësisht shtimit te infektimeve Llapi konfirmon per Vizion Plus se përjashtuar një kopshti, në Vlore nuk ka vatra të mëdha.

Advertisement

 

Po ashtu, ai tregon edhe cilat janë qytetet më problematike në të tre qarqe.

 

Kujtim Llapi

Advertisement


Kreu i operatorit të  shërbimit të kujdesit shëndetësor për jugun

 

Nuk eshte se Vlora eshte qytetit me problematik. Nese do beja nje rradhitje te rasteve dhe te numrave, eshte Fieri dhe Lushnja te cilat jane aty aty dhe me pas eshte Vlora.

 

Advertisement

 

E lidhur me variantet e reja të Covid-19 që qarkullojnë në botë, Llapi mohon që deri më tani të jenë evidentuar të tillë në Fier, Vlorë e Gjirokastër.

 

 

Advertisement

Kujtim Llapi


Kreu i operatorit të  shërbimit të kujdesit shëndetësor për jugun

 

Ne te tre qarqet e jugut, ne nuk kemi pasur asnje rast me mutacionet e reja qe qarkullojne ne disa vende te botes sot.

Advertisement

 

Kujtim Llapi shprehet per Vizon Plus se tashme ka përfunduar hartim i listave të të gjithë mjekëve që janë në vijën e parë dhe ato janë dërguar në Tiranë.

 

Por ende sipas tij nuk ka një datë se kur do të nis vaksinimi i tyre.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy