Fiskalizimi, Denaj nga Fieri: Mbështesim biznesin në shërbime, luftojmë informalitetin dhe evazionin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Fiskalizimi, Denaj nga Fieri: Mbështesim biznesin në shërbime, luftojmë informalitetin dhe evazionin

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj gjatë një vizite të zhvilluar në qytetin e Fierit me përfaqësues të Enteve Publike, u shpreh se, biznesi do të mbështetet në shërbime më avangardë, duke luftuar informalitetin dhe evazionin.

 

 

“Për sa i takon fiskalizimit, ne flasim për një proces, i cili ka nisur me entet publike dhe ky është edhe objektivi i takimit të sotëm. Ju besoj e keni ndjekur dhe daljen publike që bëmë ditën e martë së bashku me Kryeministrin Rama për të vendosur theksin se pse e realizojmë një sistem si fiskalizimi, por nuk është i vetmi. Për të parë sesi shtatë sistemet, të cilat këtë vit do të ndërtohen, japin një mesazh për të gjitha bizneset dhe institucionet që puna e mëparshme e qeverisë Rama, e nisur prej kohësh, ka në thelb këtë vit finalizimin e shumë instrumenteve, të cilat duke u integruar së bashku do të ndërtojnë një produkt për të mbështetur, jo vetëm biznesin në shërbime më avangardë, por duke luftuar informalitetin dhe evazionin. Kjo është një punë e përbashkët e gjithë institucioneve të përfshira”, theksoi Denaj.

Advertisement

 

Pjesëmarrëse në këtë aktivitet ishin Prefekti i Qarkut të Fierit, Baki Bala, si dhe Drejtoresha e Përgjithshme e DPT-së, Delina Ibrahimaj,  e cila në fjalën e saj nënvizoi se, në qytetin e Fierit janë të regjistruar 406 ente publike, të cilat vetëm 7 prej tyre nuk janë trajnuar ende për përdorimin e portalit “Self Care”.

 

Nëpërmjet vendimit të Këshillit të Ministrave pjesa më e madhe e tatimpaguesve që hynë në fiskalizim tani mund të përdorin portalin “Self Care”. Gjatë periudhës tetor-nëntor janë trajnuar të gjithë tatimpaguesit që lëshojnë fatura, që të përdorin portalin dhe të lëshojnë fatura në mënyrë që, mos të kishte problematika në lëshimin e faturave. Gjithashtu, edhe entet janë udhëzuar sesi të marrin certifikatën elektronike dhe si të përdorin portalin për pranimin e faturave.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy