Rruga “Ismail Kadare” e Seravës të Shkupit si në romanet e tij

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kështu dukej rruga e Seravës, që punimet kishin nisur dy muaj më parë dhe ende nuk kanë përfunduar.

Nëpër baltë dhe gropa me ujë, banorët kalojnë çdo ditë këtë rrugë.

“Më shumë se dy muaj, qytetarët e lagjes Serovë, pikërisht në rrugën Ismail Kadare përballën me këtë situatë, të cilët gjetën TV Klan M për t’u ankuar dhe për të denoncuar rastin e tyre”.

Eskavatorët ishin aty, por që sot nuk ishin në funksion.
– Kjo rrugë, që sa kohë që është kështu?
– Po ka gati dy muaj, deklaroi një qytetar
– A mundëni të funksiononi kështu?
– Po çtë bëjmë! deklaroi një qytetar për tv KlanM
Pyetëm edhe në Komunën e Çairit se përse kjo rrugë ende nuk ka përfunduar dhe përse është zgjatur kaq kohë, e nga komuna morëm këtë përgjigje.

Advertisement

“Punimet mbi instalimin e ujësjellësit të ri në rrugën “Ismail Kadare” po zhvillohen në kornizë të kohës që është e paraparë për ndërhyrje infrastrukturore, që nënkupton se punimet po zhvillohen pa pengesa konkrete. Deri tani ujësjellës i ri është instaluar në 50% të rrugës dhe gjysma tjetër do të përfundoj ditëve në vijim” – thanë nga Komuna e Çairit.

Deri në përfundim të rrugës Ismail Kadare në Seravë, pas çdo shiu, qytetarët do të duhet të shkelin në baltë dhe në gropat e mbushura me ujë.

 

Advertisement

Rruga “Ismail Kadare” e Seravës të Shkupit si në romanet e tij shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy