“Eksperimental” nis sezonin e ri, “Zot” është premiera e parë që ngjitet në skenë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Eksperimental” nis sezonin e ri, “Zot” është premiera e parë që ngjitet në skenë

Pas një shkëputjeje nga skena e kryeqytetit, 3 premiera si dhe një sërë rivëniesh do të jenë pjesë e kalendarit të ri artistik të teatrit eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

 

Ndonse ky numër shfaqjesh është i pamjaftueshëm për publikun e Tiranës, e gjithë krijimtaria që do të ngjitet në skenë është prodhim i trupës së këtij teatri.

 

Advertisement

GJERGJ PREVAZI

DREJTOR I TEATRIT EKSPERIMENTAL

“Ne do të kemi tre premiera në këtë sezon, nga shtatori deri në dhjetor, nga të cilat dy premiera do të jenë për të rritur dhe një shfaqje për fëmijë. Pra ne kemi një fokus te autorët shqiptarë, te dramaturgjia bashkohore shqiptare dhe përpiqemi të bëjmë maksimumin brenda mundësie tona që çdo fundjavë të ketë shfaqje.”

 

Advertisement

Por Teatri Eksperimental si synim kryesor ka promovimin e artit teatror edhe jashtë kufijve duke u bërë pjesë e disa festivaleve ndërkombëtare.

 

GJERGJ PREVAZI

DREJTOR I TEATRIT EKSPERIMENTAL

Advertisement

“Me shfaqjen “tirana my rithem” kemi qenë në te festivale ndërkombëtare, presim të jemi pjesë edhe e festivaleve të tjera. Një prej tyre është në Gjermani ku mes 200 shfaqjeve jemi gjedhur në 20 shfaqe e selektuara.”

 

Edhe në këtë sezon Teatri Eksperimental vijon t’i japë mbështetje të rinjve që duan të bëjnë përpara në fushën e teatrit përmes nismës së fondit të krijimtarisë për të rinj.

 

Advertisement

GJERGJ PREVAZI

DREJTOR I TEATRIT EKSPERIMENTAL

“Fokusi i këtij teatri i pagëzuar me emrin eksperimental është kryesisht te të rinjtë pa harruar regjizoret dhe aktorët e karrierës. Normalisht që është në sfidë që ka disa komponentë, ka të bëjë dhe me interesin e vetë gjeneratat e reja për t’u bërë pjesë e teatrit.”

 

Advertisement

Premiera e titulluar “Zot”, është shfaqja e parë e sezonit të ri artistik të Teatrit Eksperimental ne skenën e Arturbinës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy