Emocione te “Gjeniu i Vogël”/ 11 fëmijë vijojnë rrugëtimin drejt finales

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Emocione te “Gjeniu i Vogël”/ 11 fëmijë vijojnë rrugëtimin drejt finales

Spektakli “Gjeniu i Vogël” mbylli të martën një tjetër natë të suksesshme në ekranin e Vizion Plus.

 

Mbrëmja nisi me sfidën e mbartur nga balotazhi i puntatës së kaluar mes dy vajzave, Uarda dhe Grejs. Përballje nga e cila kaloi në fazën tjetër Grejsi.

 

Advertisement

FEMIJET

 

“Do ta mbaj gjithmonë mend dhe do të jetë një nga momentet më të bukura, dhe eksperiencat më të bukura. Unë nuk jam as shumë e mërzitur, shumë e lumtur për Grejsin që kaloi, por nga ana tjetër dhe mërzitem që do ta kaloj këtë eksperience kaq të bukur.”

 

Advertisement

Edhe kjo mbrëmje dhuroi emocione të forta për fëmijët pjesëmarrës.

 

 

 

Advertisement

FËMIJËT

 

1-“U ndjeva shume i lumtur, u kënaqa sepse përfaqësova qytetin tim, vendin ku unë kam lindur.”

 

Advertisement

2-“U ndjeva çik e frikësuar, pasi mendoja se do gaboja. Gabova pak, por tani nuk ka më rëndësi.”

 

3-“U ndjeva shumë mirë, shumë e lirë. Kisha pak emocione, por ja dola.”

 

Advertisement

4-“Kisha më shumë emocione se çdo natë. Edhe isha rreth, rreth fillimit dhe janë këto emocionet.”

 

5-“Isha e fokusuar te kënga dhe thash që do jap më të mirën.”

 

Advertisement

 

Pas konkurrimit të 12 fëmijëve në pjesën e parë, vogëlushët u njohën edhe me vlerësimet e katër anëtarëve të jurisë.

 

FEMIJET

Advertisement

 

1-“Përgjigjet e jurisë m’u dukën shumë të sakta, të bukura dhe jam shumë shumë shumë i lumtur që kam arritur deri këtu.”

 

2-“Duhet të kisha dhënë maksimumin dhe nuk është se e dhashë. Prandaj i mora ato komente.”

Advertisement

 

3-“Ishin shumë të drejta për performancën që bëra. Më pëlqyen, por që kishte dhe dy tre kritika, sepse atë që bëra, atë mora.”

 

4-“Vlerësimi që më pëlqeu shumë ishte vlerësimi i xhaxhi Adit sepse tha që je një fëmijë i vogël, edhe shiko se çfarë bën në skenë.”

Advertisement

 

 

Juria edhe zgjodhi më të mirët, të cilët do të vijojnë garën për në finale.

 

Advertisement

Drejt finales do të shkojnë 10 prej tyre, ndërsa Kejtlin dhe Kisejda, të cilat nuk u zgjodhën, kaluan menjëherë në përballje të drejtpërdrejtë per te zgjedhur finalistin tjeter .

 

Sfidë, e cila e sipas votat e jurisë eliminoi Kejtlin.

 

Advertisement

Për të mos humbur emocionet që përcjellin artistët e vegjël “Gjeniu” ju lë takim të martën e ardhshme vetëm në ekranin e Vizion Plus në orën 21:00.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy