“Enver Hoxha erdhi, hoqi çmimin e parë dhe flamurin e Teatrit”, Zhani Ciko flet për momentet e vështira të karrierës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Enver Hoxha erdhi, hoqi çmimin e parë dhe flamurin e Teatrit”, Zhani Ciko flet për momentet e vështira të karrierës

Dirigjenti i mirënjohur, Zhani Ciko është rrëfyer mbrëmjen e sotme në “Quo Vadis” me moderatoren Pranvera Borakaj, për jetën e tij dhe karrierën duke u ndalur te disa momente të rëndësishme.

Në studion e Vizion Plus, Zhani Ciko kujton se si diktatori Enver Hoxha ishte shfaqur në Teatër kur Ciko ishte drejtor artistik dhe nuk kishte pëlqyer shfaqjen që ishte vënë në skenë.

Pranvera Borakaj: Si kanë qenë marrëdhëniet me Enver Hoxhën, Mehmet Shehun, Nexhmie Hoxhën?

Zhani Ciko: Enver Hoxha erdhi një herë në Teatrin e Operas, një moment shumë delikat. Ishte shfaqur drama “Njollat e murrme” që kishte marrë çmimin e parë dhe ai që e përkrahu më shumë ishte Mehmet Shehu. Kur e pa Enver Hoxha e quajti të gabuar, u hoq çmimi i parë, iu hoq flamuri i Teatrit të Korçës dhe u pezullua gjithçka. Ne kishim përgatitur baletin “Cuca e maleve”, unë sa kisha marrë detyrën, nga violinist i orkestrës në udhëheqës artistik. Vepra ishte shumë e fortë emocionalisht dhe ardhja e Enver Hoxhës në Teatrin e Operas bashkë me Nexhmie Hoxhën, në një moment për të parë se çfarë ndodhte…

Advertisement

Pranvera Borakaj: Kjo ishte përpara se të vendosej për ta parë publiku?

Zhani Ciko: Ishte shfaqur vepra, por asnjëri nuk merrte përgjegjësi të thoshte një fjalë për veten. Ishte ngurtësuar gjithçka./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy