Gazmend Leka mesazh kundër luftës/ Piktori sjell ekspozitën “Abel” në galerinë FAB

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gazmend Leka mesazh kundër luftës/ Piktori sjell ekspozitën “Abel” në galerinë FAB

Në një kohë kur luftërat po kthehen në shqetësim për shumë vende, Gazmend Leka zgjedh që t’i paraqesë përmes një tabloje të plotë në pikturë, në ekspozitën  “Abel”.

 

Ashtu si çdo tetor, piktori rikthehet sërish me një tematikë të fortë, ku nëpërmjet artit viziv kërkon të godasë me mesazhesh të fuqishme.

 

Advertisement

GAZMEND LEKA

PIKTOR

 

“Titulli i fshehtë është kaloi lufta, kaloi krimi. Dhe gjurmët nuk janë fizike por janë edhe shpirtërore. E bëra sepse herë pas here shoh që njerëzit kanë një lloj indiferentizmi, kanë një lloj humbje të kujtesës.

Advertisement

 

“Abel” i dedikohet natyrës njerëzore, ku trupa të shpërndarë kuturu në terrene të vështira lufte vijnë të paidentifikueshëm. Piktori zgjedh t’u vendos numra si elementi i vetëm, që e identifikon viktimën jo si frymor, por si statistikë.

 

GAZMEND LEKA

Advertisement

PIKTOR

 

“Kësaj radhe gjeta numrat, sigurisht që është e tmerrshme sepse t’i vendosesh tjetrit numra e ti heqësh emrin si një mall marketi është e dhimbshme. Por këtu të ndihmon normaliteti sepse këta të shkretët s’kishin asnjë dokument identifikimi i kanë marrë i kanë tërhequr zvarrë ishin te hedhur nëpër pyje.”

 

Advertisement

Ndërsa zgjedh që me ngjyrat të luaj për të përcjellë ndjesitë e vërteta të luftës.

 

GAZMEND LEKA

PIKTOR

Advertisement

 

“Këtu ke të bësh me të kuqen, portokallin , të verdhëm me të bardhen dhe të gjitha janë të përplasura në një sfond të errët. Kjo lloj dikotomie midis ngjyrave të ngrohta dhe ngjyrave të errëta them se mund ta rrisë shumë fuqinë.”

 

Ekspozita “Abel” është e hapur për të gjithë artdashësit në galerinë FAB pranë universitetit të arteve deri më datë 31 tetor.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy