minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
“High School Musical”, shfaqja do të vihet në skenë nga nxënësit e liceut artistik - Struga.info


“High School Musical”, shfaqja do të vihet në skenë nga nxënësit e liceut artistik

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“High School Musical”, shfaqja do të vihet në skenë nga nxënësit e liceut artistik

Për katër ditë me radhë nxënësit e liceut artistik “Jordan Misja” do të sjellin në skenë musical-in e njohur “High School Musical”. Një vepër komplekse, ku talentet e rinj të përzgjedhur përmes audicioneve, këndojnë, aktrojnë dhe kërcejnë duke kombinuar njëkohësisht gjithë kompleksitetin skenik në një performancë live, nën regjinë e Klaudia Hilës.

 

KLAUDIA HILA

REGJISORE

“Puna ka qenë e vështirë, sfiduese, por e jashtëzakonshme. shquhem në fakt për energji por energjia e tyre është e jashtëzakonshme. sepse ata janë artistë të rinj të cilët padiskutim nesër do të jenë e ardhmja e këtij vendi.”

 

 

Në mbështetje të këtyre talenteve është rikthyer në Shqipëri dhe sopranoja Linda Kazani, e cila pas një pune intensive dhe njohjes me liceistët, i sheh ata tepër premtues për të ardhmen.

 

LINDA KAZANI

SOPRANO

“Është shumë e vështirë sepse fëmijët janë të pastërvitur në këtë zhaner. Nuk e kanë akoma të njohur as teatrin muzikor, nuk dinë akoma të aktrojnë. Janë goxha të interesuar deh e shohin si një mundësi të re për një treg të ri pune jo vetëm me muzikën klasike por dhe me muzikën e lehtë.” 

 

Ndonëse marrin pjesë për herë të parë në një musical të gjithë së bashku, solistët e shfaqjes duket se janë përshtatur në role pavarësisht vështirësive skenike.

 

 

“Është goxha e vështirë s ne këtu jemi mësuar me muzikën klasike dhe parësore kemi zërin por jo interpretimin skenik. Por me pak ndihmë nga profesorët tanë besoj se ja dolëm.”

 

Drejtoresha e Liceut artistik, Etleva Kolnikaj, premton se kjo traditë muzikore do të vijojë e do të ketë një ftesë të hapur edhe për gjimnazistët e tjerë të kryeqytetit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy