Duartrokitet “Cavalleria Rusticana”/ Shfaqja në TKOB ngjiti në skenë emrat më të njohur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Duartrokitet “Cavalleria Rusticana”/ Shfaqja në TKOB ngjiti në skenë emrat më të njohur

“Cavalleria Rusticana” mbylli mbrëmjen e parë të premierës së  saj, në teatrin kombëtar të  Operës dhe Baletit.

 

Një shfaqe operistike e përmasave të tilla ishte e e shumëpritur, jo vetëm nga artistët pjesëmarrës,  por edhe nga publiku, i cili mbushi sallën plot.

Shfaqja me regji të Nikolin Gurakuqit ngjiti në skenë emra te njohur si Denis Skura, Armando Likaj, Dorina Selimaj, Ina Gaqi dhe artisten italiane Concetta Pepere.

Advertisement

 

“Cavalleria Rusticana” produksioni i dytë në historinë e Teatrit të Operës daton në vitin 1988, ku asokohe e vuri në skenë regjisori Piro Mani.

 

Skenografia e ndërtuar deri në detaje i dha publikut mundësinë të përjetonte të plotë interpretimin dinamik të artistëve si dhe dashurinë e pamundur të dy të rinjve.

Advertisement

 

Të gjithë ata që nuk duan ta humbasin shfaqen do të kenë mundësi ta ndjekin sërish përgjatë fundjavës në orën 20.00 në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy