Historia e forografisë shqiptare; për herë të parë mbi 600 foto vijnë të përmbledhura në një album

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Historia e forografisë shqiptare; për herë të parë mbi 600 foto vijnë të përmbledhura në një album

“Historia e fotografisë shqiptare” nga veriu në jug, që nga shkrepja e parë e realizuar më 1865 e deri në vitet 2000, vijnë të përmbledhura në një botim të vetëm nga studiuesi Ermir Hoxha.

Detaje, të dhëna si dhe fakte historike, pasqyrojnë një realitet të jetuar përmes imazhit në kohëra dhe hapësira të ndryshme.

 

ERMIR HOXHA 

Advertisement

AUTOR I ALBUMIT

“Imazhet e vjetra dhe imazhet  e periudhës së komunizmit të cilat janë të ilustruara në mënyrë të tillë për të treguar një Shqipëri moderne. Dhe ato janë imazhet që mua më flasin më shumë sepse mundohen të prekin një Shqipëri që nuk ekziston. Është një fenomen që nuk është prekur më parë në mediumet e tjera, është një fenomen që deri në vitet 90 as nuk konsiderohej i denjë për tu prekur. Kështu që gjithë kjo periudhe revanshi do të vendos një lloj dinjiteti të një krijimtarie që fokusohet mbi imazhin.”

 

Ilustrimet e para bardhë e zi të Pietro Marubit, fotot e shkrepura nga Kolë Idromeno, dhe qindra foto të tjera të fiksuar nga aparati fotografik i mbi 200 autorëve, vijnë në këtë botim të ndarë në 3 seksione.

Advertisement

 

Hoxha nënvizon periudhën e artë të fotografisë shqiptare, në një kohë ku zhvillimi teknologjik ka zbehur rëndësisë e imazhit në letër.

 

ERMIR HOXHA

Advertisement

“Duket sikur sot çdo gjë bëhet për të përfunduar në një fotografi. Por kjo s’do të thotë se fotografia edhe pse është shumë popullore, është gjithmonë cilësore. Fotografia në pjesën më të madhe kanë nevojë për protagonistë. Dhe këto profesionistë ndodhen kudo dhe ata pavarësisht se kanë një pjesë të produktit të tyre komercial, pjesën e vet estetike e kanë si në atë produkt dhe ne produktin e vet të personalizuar, ku fotografia është në funksion të vetës së saj si vlerë e mirëfilltë artistike.”

 

“Historia e fotografisë shqiptare” do të shërbejë jo vetëm si literaturë për studentët e Universitetit të Arteve, por edhe për një publik më të gjerë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy