Historia e rrëfyer në fotografi/ Çelet ekspozita e fotografëve italian

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Historia e rrëfyer në fotografi/ Çelet ekspozita e fotografëve italian

Kultura italiane, fragmente e fakte nga traditat dhe historia, vijnë të rrëfyera përmes artit të fotografisë nga vëllezërit Alinari tek fotografet bashkëkohorë të ekspozuara në Muzeun Historik Kombëtar.

 

Me anë të imazhit dhe teknikave artistike nga një aparat, fotografët Alinari kanë dokumentuar ngjarje dhe identitete në periudha të ndryshme kohore si dhe evolucionin ndër vite të shtetit fqinj. Ndaj dhe ekspozita është e ndarë në tre seksione, të cilat ndërthurin  te shkuarën historike me të tashmen.

 

Advertisement

DORIAN KOÇI

 

DERJTOR I MUZEUT HISTORIK KOMBETAR

 

Advertisement

“Këtu ka një ndërthurje shumë të rëndësishme të fotografisë artistike, të fotografisë historike, por unë si historian gjej foton e famshme të revolucionarit italian që pati një ndikim edhe në lëvizjen e rilindjes sonë kombëtare ashtu siç gjejmë edhe foto të tjera të rëndësishme të ngjarjeve dhe vendeve që kanë shënuar historinë e Italisë përgjatë këtyre viteve.”

 

I pranishmit në çeljen e ekspozitës ishte dhe përfaqësuesi i Institutit Italian të Kulturës, Alessandro Ruggero, i cili u shpreh i lumtur për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin mes dy vendeve jo vetëm në fushën e kulturës, po dhe në fusha të tjera.

 

Advertisement

ALESSANDRO RUGGERA

 

DREJTOR I INSTITUTIT ITALIAN TE KULTURES

 

Advertisement

“Kjo ekspozitë përpiqet të prezantojë imazhe të ndryshme të Italisë, tokës së fotografëve më të njohur në botë, dhe ka një lidhje që shkon deri në 150 vite më parë. Kështu nëpërmjet këtyre fotove ju do të krijoni një ide për Italinë, sepse përmes tyre thuhen të gjitha. Qëllimi është të prezantojmë vendin në të gjitha këndvështrimet dhe jam i lumtur që bashkëpunim mes dy vendeve tona fillon që nga kultura.”

 

Ekspozita “Italia – nga vëllezërit Alinari te mjeshtrit e fotografisë bashkëkohore”, do të qëndrojë e hapur për të gjithë artdashësit që duan të njohin përmes imazhit historinë e Italisë, deri më datë 25 shtator.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy