“Ike pa takuar nipat”, vajza e Mirush Kabashit përlot studion e “Vizioni i Pasdites”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Ike pa takuar nipat”, vajza e Mirush Kabashit përlot studion e “Vizioni i Pasdites”

Mendi Kabashi, vajza e aktorit të madh Mirush Kabashi, i cili u nda nga jeta një javë më parë, ka rrëfyer në emisionin “Vizioni i Pasdites” të moderuar nga Brikena Prifti në Vizion Plus, pengun e madh të të atit.

Mendi rrëfeu se Mirushi ishte një njeri i hekurt si në art ashtu edhe në jetën e përditshme, por që thyhej vetëm përpara mbesës së tij.

Ajo theksoi se Mirushi iku me një peng të madh nga kjo botë, pasi nuk arriti të shohë të vijnë në jetë dy nipat e tij, të cilët aq shumë i donte.

Siç e thashë në letrën e fundit ai i kërkoi kaq shumë këta dy nipat dhe ai iku pa i parë. Edhe pse nuk kishin ardhur ende në jetë ai i donte shumë”, tha Mendi Kabashi.

Advertisement

E pyetur nga moderatorja Brikena Prifti se a e priste familja largimin nga jeta të Mirushit, Mendi rrëfu se ai luftoi deri në fund, ndërsa saktësoi se aktori ka qenë në intubim vetëm ditën e fundit të jetës. /Vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy