Janis Kalpuzos vjen në shqip; botohet romani “Imaret” i shkrimtarit grek

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Janis Kalpuzos vjen në shqip; botohet romani “Imaret” i shkrimtarit grek

Një tjetër shkrimtar i madh grek vjen për të gjithë lexuesit shqiptarë i përkthyer nga Kristo Pulla.

 

Romani “Imaret, nën hijen e kullës së sahatit” nga shkrimtari bashkëkohor Janis Kalpuzos sjell një realitet të jetuar të hedhur në letër. Romani është pasqyra e një shoqërie ku portretizohen paragjykimi së bashku me aventurën, aksionin, dashurinë, situatat komike dhe tragjike.

 

Advertisement

 

JANIS KALPUZO

AUTOR

“Imaret” është një libër i karakterit social dhe patjetër historik. Ai sjell ngjarje të qytetit të Artës në vitet 1854, një qytet larg qendrave vendimmarrëse të perandorisë otomane. Ishte një periudhe kohore ju zinin vend ndryshime të mëdha politike dhe kulturore dhe ajo qe dikur i bashkonte popujt, feja ajo fillon ndryshon e vendin e zë nacionalizmi. Përmes këtij libri ngjallet dhe njëherë ajo periudhe qoftë gjeografike por dhe elemente historike si lufta qytetërimi dhe gjithçka tjetër. Dhe ajo që duam të arrimë me këtë libër është ta çojmë lexuesin në atë kohë duke përjetuar çdo moment ngjarjet dhe historinë.

Advertisement

 

Libri përcjell nje mesazh universal që aktualizohet veçanërisht kur është fjala për popujt e Ballkanit. Dy ngjarje paralele mes dy djemve që kanë lindur në të njëjtën natë; njëri grek dhe tjetri turk i bëjnë ata vëllezër.

 

Romani u prezantua në prani të shkrimtarëve studiuesve, përkthyesve por dhe lexuesve në ambientet e qendrës kombëtare të librit dhe leximit.

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy