Komedia shqipe drejt zhdukjes/ Regjisorë dhe aktorë: Mungojnë krijimet e reja

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Komedia shqipe drejt zhdukjes/ Regjisorë dhe aktorë: Mungojnë krijimet e reja

Në festivalin e fundit mbarëkombëtar të komedisë në Korçë, “Kokofest”, nga shtatë shfaqje që ishin në konkurrim, vetëm “Pak pakt” me regji të Ledian Gjeçit, ishte krijim shqiptar.

 

Të gjitha shfaqjet e tjera ishin vepra të shkruara nga autorë të huaj.

 

Advertisement

Aktorë dhe regjisorë e pranojnë këtë fakt shqetësues, madje shkojnë më tej duke treguar dhe një pjesë të arsyeve pse komedia shqiptare ka arritur deri në këtë gjendje.

 

PETRIT MALAJ

 

Advertisement

Kemi humbur disa prej atyre penëshkruesve të aftë, të dashur të cilët kanë bërë shumë për komedinë shqiptare. Ndërkohë ka të tjerë të cilët mesa duket kanë një moment që reflektojnë me veten dhe akoma nuk kanë shpërthyer.

 

ZAMIRA KITA

 

Advertisement

Jo vetëm komedia, por dramaturgjia shqiptare duhet të themi që nuk është  në ritmet që ne do të dëshironim. Nëqoftë se nuk kemi një dramaturgji shqiptare, nuk kemi teatër shqiptar. Dhe mua më erdhi shumë mirë që në Koko Fest ne patëm mundësi të kemi një komedi shqiptare.

 

Mungesa e shkrimtarëve, për aktorët e regjisorët është një nga arsyet kryesorë të kësaj krize.

 

Advertisement

MEHMET XHELILI

 

Ishin disa autorë të traditës, po vijnë disa të rinj dhe kjo është normale. Unë mendoj që janë periudha tranzicioni që mund të ketë një lloj varfërie, si ccdo gjë tjetër që ka luhatjen e saj. Ka krizë, ka ngritjet, ka uljet.

 

Advertisement

QËNDRIM RIJANI

 

Humori i mirë i komedisë së bukur profesionale teatrale po zhduket dalë nga dalë dhe fatkeqësia mendoj se është në ato lloj spektaklesh humoristike që po ndodhin sot, të cilët I gllabërojnë aktorët e talentuar.

 

Advertisement

Komedia shqipe ka humbur në estradat e Korçës, Shkodrës, Vlorës, Fierit, Tiranës e Durrësit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy