“Korça, mirëpret “MIK Festival”/ Inva Mula: Edicioni i pestë sjell emra të mëdhenj në skenë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Korça, mirëpret “MIK Festival”/ Inva Mula: Edicioni i pestë sjell emra të mëdhenj në skenë

Festivali ndërkombëtar i muzikës uli siparin mbrëmjen e të premtes në teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë.

Ky festival ka sjellë në qytetin më të madh të juglindjes artistë shqiptarë dhe jo vetëm, të cilët performojnë në skenat më të njohura të botës.

Advertisement

Edhe në këtë edicion të 5-të, sipas divës së muzikës klasike, Inva Mula, festivali ka arritur të sjellë artistë shumë të njohur, të cilët luajnë dhe këndojnë në skena të mëdha të Europës.

Për kryetarin e bashkisë Korçë, Sotiraq Filo, festivali Internacional i Muzikës është një nga ngjarjet më të mëdha kulturore për qytetin.

Advertisement

Në natën e parë të këtij festivali artdashësit korçarë dhe jo vetëm kanë përjetuar emocione të forta të muzikës klasike dhe asaj JAZZ, nga sopranoja Emili Rose si dhe pianisti Eklant Hasa.

Skena e teatrit ka mirëpritur edhe orkestrën e harqeve nën drejtimin e mjeshtres Suzana Turku, ndërkohë që gjatë interpretimit të tyre janë shfaqur imazhe nga pikturat e Vangjush Mios. Nata e parë është mbyllur në rrugicat e Pazarit të vjetër të Korçës, nga dj Odo Haliti.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy