Lamtumirë “Sokrati” shqiptar!/ Homazhe për aktorin e skenës dhe filmit Mirush Kabashi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mjeshtrit të madh Mirush Kabashit  iu dha lamtumira e fundit. Në hollin e Muzeut Historik Kombëtar miqtë, kolegët, bashkëpunëtorët, përfaqësues të pushtetit vendor, dhe qytetarët e shumtë kryen homazhe pranë trupit të pajetë të Artistit të Merituar.

 

Në lot e dhimbje, e bija Mendi Kabashi, kujton të atin si baba, gjysh, por dhe artist. Ajo tregon për edhe projektet e lëna përgjysmë, teksa e cilëson ndarjen nga jeta si një ikje të parakohshme.

 

Advertisement

“Është akoma e pabesueshme për ne. Ai ishte mësuar t’i fitonte të gjithë betejat e tij, nuk ia doli në këtë të fundit. Të them të drejtën unë e ndjej kudo akoma. E kam të vështirë ta pranoj ikjen e tij”, tha Mendi Kabashi, vajza e Mirush Kabashit.

 

Kolegët me të cilët ndau një jetë në skenë dhe jashtë saj shprehin dhimbje për ikjen e aktorit të njohur.

 

Advertisement

“Mirushi ka qenë shumë korrekt si qytetar në radhë të parë se njeriu para se të jetë artist duhet të jetë njeri”, tha Ajshe Stari, mjeshtre e madhe.

 

“Nder i Kombit, por më duket se edhe këtë dhimbje ia la kombit, por kombit i ka lënë veprat e tij të mrekullueshme”, tha Muharrem Hoxha, mjeshtër i madh.

 

Advertisement

Mirush Kabashi përveçse artist në skenë ishte mik dhe bashkëpunëtor i të gjithë artistëve.

 

“Mirushi mendonte për rolet e tij, jetonte për to. Një ditë Mirushi më afrohet dhe më thotë; kam përgatituri rolin që do të jetë më i rëndësishmi në karrierën time. Unë i thash; ty nuk të thuhet jo se ti nderon skenën. Kur bëjmë ne koncertin, skena do të jetë e jotja. U habitëm se ishte veshur me një veshje të veçantë dhe doli e interpretoi ‘Sokratin’ e tij për herë të parë. Mua më ngjalli sadisfaksion”, deklaroi mjeshtri i madh Zhani Ciko.

 

Advertisement

Mes duartrokitjesh, ashtu siç përfundonte dhe çdo interpretim i tij në skenë u përcoll drejt banesës së fundit Sokrati shqiptar.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy