Letërsia arbëreshe në shkolla/ Studiuesit: Janë ulur orët në programet mësimore

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Letërsia arbëreshe në shkolla/ Studiuesit: Janë ulur orët në programet mësimore

Letërsia arbëreshe e krijuar që prej shek. 16, si përpjekje e shqiptarëve për të ruajtur individualitetin e tyre si kombësi përmes gjuhës dhe krijimtarisë artistike, lëvrohet edhe në tekstet tona shkollore.

 

Por ndonëse kjo letërsi identifikohet me emra si De Rada, Zef Skiroi, Serembe e të tjerë sot gjithnjë e më shumë këta autorë po shkojnë drejtë zbehjes për shkak të orëve të limituara në programet mësimore të arsimit parauniversitar.

 

Advertisement

BEHAR GJOKA

 

STUDIUES

 

Advertisement

“Jemi në një proces që do të thoja se shkolla ka 1000 probleme, letërsia po ashtu dhe do të duhet shumë kohë për t’i rregulluar dhe sidomos për të kuptuar atë gjurmë të pazakontë që lanë këta gjuhëtar. Është një mozaik i pazakontë letrar që lanë dhe i bën nder gjuhës shqip.”

 

Shpesh sjellja e këtyre autorëve në standardin e shqipes, krijon devijime të gjuhës arbëreshe, e cila nga studiuesit shihet si një gjuhë qe po shkon drejt zhdukjes.

 

Advertisement

BEHAR GJOKA

 

STUDIUES

 

Advertisement

“Arbërishtja gjendet në zgrip ekzistencial. Dhe kjo për faktin se duke qenë në grepin e gjuhës italiane, por dhe në përkujdesjen e gjuhës standarde shqipe për ta përshtatur, është dy herë e rrezikuar. Gjithsesi gjurmët e saj janë të shkruara në libra, ekzistojnë dhe janë model estetik, model gjuhësor dhe janë pjesë e sistemit të letërsisë shqipe.”

 

Ndërsa sot Kalabria e Sicilia ka ende pak autorët e rinj që shkruajnë, por më e paktë është jehona dhe njohja e tyre sidomos nga nxënësit shqiptarë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy