“Lindja e kohës” vjen në TKOB/ Koreografi Blenard Azizaj me një premierë për peripecitë e jetës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Lindja e kohës” vjen në TKOB/ Koreografi Blenard Azizaj me një premierë për peripecitë e jetës

Gjithçka fillon me lindjen e përfundon me vdekjen, por peripecitë dhe sfidat që sjell jeta askush nuk i parashikon. Përmes lëvizjeve të baletit kontemporan koreografi Blenard Azizaj sjell në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit pikërisht të gjithë këtë proces jetësor. “Lindja e kohës” ka zgjedhur ta quaj balerini premierën e tij, e cila kujtimet nga e kaluara i shfaq, duke na detyruar të përballemi me shtigje të pashkelura.

 

 

BLENARD AZIZAJ

Advertisement

KOREOGRAF

 

“Është një pjesë që përcjell shumë emocione nëpërmjet lëvizjes trupore, sigurisht kam menduar procesin jetësor të lindjes së jetës të ndërthurur edhe me muzikën e cila ka melodi të lidhur me natyrën por dhe me ato alarmet e qyteteve tashmë në luftë. Unë kam dëshirë që audienca të ketë kohën dhe mënyrën e vet që të ndërhyjë në pjesën koreografike.”

 

Advertisement

 

Blenard Azizaj rikthehet në skenë për të dytin vit radhazi pas një shkëputje të gjatë nga Shqipëria përmes Festivalit Ndërkombëtar të Kërcimit Bashkëkohor. Ndaj derën për të performuar në skenën shqiptare e lë të hapur.

 

BLENARD AZIZAJ

Advertisement

KOREOGRAF

 

Sigurisht që e mendoj rikthimin në skenën shqiptare. Unë jam shqiptar dhe dua sa më shumë që nga eksperienca që kamë marrë jashtë ta ndaj me bashkëkombësit dhe artistët e vendit time dhe të integrohemi me njëri tjetrin dhe dua qe dhe unë të mësoj nga Shqipëria, nga vitet që kam munguar.”

 

Advertisement

Për dy net radhazi, të enjten e të premten, në orën 19.00 trupa artistike e baletit nën koreografinë e Azizajt do të përmbyllë festivalin e kërcimit me shfaqjen “Lindja e kohës”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy