“Manaki” ekspozitë në Shkodër/ Janaki e Milton Manaki njihen si themelues të kinematografisë në Maqedoninë e Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Manaki” ekspozitë në Shkodër/ Janaki e Milton Manaki njihen si themelues të kinematografisë në Maqedoninë e Veriut

Fotografët dhe kineastët ballkanas, Janaki e Milton Manaki, erdhën përmes një ekspozite të veçantë në muzeun e fotografisë “Marubi” në Shkodër.

 

Përzgjedhja e materialeve i kushton një vëmendje të veçantë popullatave lëvizëse, përafërsive etnografike dhe ritualeve të ngjashme të popujve të Ballkanit, të cilët i gjejmë të pasqyruar në rrugëtimet e Manakëve në rajon.

 

Advertisement

Ekspozita erdhi në bashkëpunim arkivin e shtetit të Republikës se Maqedonisë së Veriut, departamenti i Manastirit.

 

 

GOCE STOJANOVSKI

Advertisement

DREJTOR I ARKIVIT NË MANASTIR

 

“Këto fotografi janë më shumë se histori mes vendeve tona. Kemi kaluar në duar me mijëra fotografi me tipologji dhe tematika të ndryshme  dhe nuk ka qenë e lehtë për të bërë përzgjedhjen.

 

Advertisement

Bashkëpunëtori i arkivit të Manastirit tregoi më shumë detaje se çfarë paraqitet përmes fotografive të vëllezërve Manaki.

 

DIMITAR GJORGIEVSKI

BASHKËPUNËTOR I ARKIVIT NË MANASTIR

Advertisement

 

“Koleksioni i vëllezërve Manaki në vetvete është interesant sepse ata kishin një studio të thjeshtë fotografie në Manastir por dolën nga qyteti dhe fotografuan kudo në Ballkan. Ne kemi shumë fotografi nga jeta e njerëzve të thjeshtë por që në atë kohë mbartnin shumë vlera dhe i kemi zbardhur në këtë ekspozitë e cila tregon se si vëllezërit Manaki ndiqnin asokohe ritualet e këtyre njerëzve të thjeshtë duke nisur nga martesat, funeralet, mbrëmjet muzikore dhe gjithçka tjetër dhe kjo e bën shumë të rëndësishëm koleksionin”

 

Vëllezërit Manaki njihen edhe si themelues të kinematografisë në Maqedoninë e Veriut.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy