Mero Baze sjell “Republika e Parë”; dokumente origjinale për historinë e Kosovës 1989-1999

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gazetari Mero Baze ka botuar librin “Republika e parë”, një libër për historinë politike të një prej periudhave më të rëndësishme për kombin shqiptar, rrugëtimin e Kosovës nga viti 1989 deri në vitin 1999.

 

Libri përmban dokumente origjinale të ish-qeverisë së Kosovës në mërgim, të dhëna nga shtypi i kohës, dokumente nga  arkivat e huaja, dokumente të deklasifikuara të SHBA duke synuar të tregojë të vërtetat e një periudhe për të cilën pak është shkruar.

 

Advertisement

Gazetari Mero Baze përshkruan kursin e ri të projektit politik të krijimit të shtetit të Kosovës, i cili fillon me shuarjen e autonomisë së Kosovës nga serbët në vitin ‘89 dhe përfundon 10 vjet më pas me çlirimin e  Kosovës.

 

 

 

Advertisement

MERO BAZE

GAZETAR

“Ajo që unë e quaj “Republika e parë” në fakt  është një shtet me letra, është një shtet që krijoi një besim të jashtëzakonshëm tek popullsia shqiptare e Kosovës,  është një shtet që ata e besuan, bashkëpunuan me të derisa  situata shkoi tek konflikti i armatosur dhe është një shtet që ia doli të jetësonte shtetin e parë të Kosovës.”

 

Advertisement

Një prej figurave që dominuan këtë dekadë ka qenë Ibrahim Rugova, i cili për gazetarin  Baze ka meritën se ndryshoi paragjykimet e Europës për shqiptarët. Vetë Mero Baze e ka njohur nga afër Rugovën dhe në njëfarë mënyre kjo ia ka bërë më të lehte tregimin e të vërtetave për një figure kaq të diskutuar.

 

 

MERO BAZE

Advertisement

“Një profesor i Sorbones me një shall në qafë që nuk e hoqi kurrë derisa u çlirua Kosova, duke bërë thirrje të besueshme dhe realiste për rezistencë paqësore, ia doli të shpëtoje Kosovën nga gjenocidi i ‘91 deri në ‘97, kur pas marrëveshjes se Dejtonit në ‘95 situata kaloi në një depresion dhe ku shqiptarët u detyruan të rrëmbejnë armët dhe të çlirojnë Kosovën, por fakti që ai e ngriu atë periudhën e konfliktit e shpëtoi Kosovën nga zhdukja fizike dhe ishte shumë i bindur në vizionin e tij se Kosova do të çlirohej me ndërhyrjen e NATO-s , ishte një lloj profeti në këtë pikë se faktikisht ashtu u realizua.”

 

Libri “Republika e parë”, për një prej politikanëve që vjen nga gazetaria si Astrit Patozi, meritën kryesore ka që përshkruan një periudhë, e cila është e rëndësishme për të gjithë shqiptarët.

 

Advertisement

ASTRIT PATOZI

Libri “Republika e parë” ka më shumë se 600 referenca me burime informacioni si dhe një album fotografish nga ngjarjet më të rëndësishme në Kosovë. Ai përshkruan  historia e Kosovës deri në shpalljen formale të Republikës së saj dhe zgjedhjet e Majit të vitit 1992, betejën diplomatike të Kosovës, krijimin e UÇK , konfliktet brenda politikës kosovare si dhe  raportet e vështira me Shqipërinë.

 

Pjesa e fundit e librit sjell detajet për betejën finale që nisi në Rambujë dhe përfundoi me bombardimin e Serbisë dhe çlirimin e Kosovës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy