“Migjeni” pret kryeveprën botërore/ “Vizita e mrekullueshme” nën regjinë e italianit Davide Iodice

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Migjeni” pret kryeveprën botërore/ “Vizita e mrekullueshme” nën regjinë e italianit Davide Iodice

“Vizita e mrekullueshme” e Herbert George Wells, një prej kryeveprave botërore u ngjit premierë në skenën e teatrit “Migjeni” të Shkodrës, nën regjinë Davide Iodice.

 

Kjo shfaqje sjell përjetimet e një fshati, ku banorët e tij gjenden përballë vizitës së papritur të një engjëlli, të cilin e bëjnë të vuajë. Një histori e ngjashme me ditët që jetojmë, ku përballë kemi emigrantët që trokasin në dyert e shteteve tona.

 

Advertisement

DAVIDE IODICE

REGJISOR

 

“Është gjithmonë një surprizë, sepse teatri është dicka e gjallë që ndryshon gjithmonë. Sonte është ndryshe nga nesër, por unë jam i kënaqur nga takimi me publikun, krijimi i këtij grupi bashkëkohor, sepse teatri këtë duhet të bëjë, të krijojë komunitet, duhet të jetë i hapur cdo ditë, sepse si një spital apo objekt kulti, është një vend takimi që duhet të jetë i gjallë dhe i hapur cdo ditë. I huaji, i ndryshmi, secili prej nesh duhet të jetë i huaj i ndryshëm nga tjetri. Kjo shfaqje flet për pranimin dhe lidhjen me cdo kënd. Parë nga afër askush prej nesh nuk është normal.”

Advertisement

 

Plot emocione ishte kjo premierë edhe për aktoren Rita Gjeka, e cila pas afro 40 vitesh karrierë, vendos ta mbyll këtu rrugëtimin e saj në këtë teatër.

 

Shfaqja erdhi me mbështetjen e “Institutit Italian të Kulturës” në bashkëpunim me teatrin e Sardegna-s.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy